Rama: Presidenti, noter
partiak, vendi më larg BE
"Shqipëria është gdhirë sot me një noter partiak për President. Ky ka qënë reagimi i liderit të opozitës, Edi Rama, një ditë pas votimit në Kuvend të Bujar Nishanit si kreu i ri i shtetit.
TIRANE- "Shqipëria është gdhirë sot me një noter partiak për President. Ky ka qënë reagimi i liderit të opozitës, Edi Rama, një ditë pas votimit në Kuvend të Bujar Nishanit si kreu i ri i shtetit. Ashtu sic deklaroi menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Nishanit nga mazhoranca si kandidat për President, Rama e cilësoi të prapranueshëm këtë vendim, që sipas tij do të ketë pasoja për vendin.
“Sot Shqipëria është me larg se dje nga Bashkimi Europian, pasi cështja e bashkimit me Europën mori goditje të rëndë. Prandaj nevojitet politikë e re, që zëri i të ardhsmes të fitojë, interesi i Shqipërisë të triumfojë ndaj politikanëve pa atdhe dhe klientelistëve të paskrupuj” – deklaroi ramna gjatë kongresit zgjedhor të FRESSH.
Rama theksoi më tej se shërbimet në arsim dhe shëndetësi funksionojnë vetëm me para mbi dhe nën dorë, ndaj duhet t’u tregojmë njerëzve rrugën e re të gjërave që shkojnë keq.
“Do ta rilindim ekonominë, do ta ribashkojmë Shqipërinë me Evropën. Të jemi ndryshimi që duam të sjellim. T’u ofrojmë njerëzve një alternativë të re të qartë e të forta për zgjidhjet e probleme që sot mundojnë njerëzit. Në këto qindra ditë të mbetura nga zgjedhjet, opozita duhe të zhvillojë programin qeverësisë dhe PS do të clirojë energjitë e njeërzve që duan ndryshimin”-tha Rama.
“Po punojmë fort në të gjithë Shqipërinë për një rilindje shqiptare sepse kjo do të na ndihmojë të qeverisim më mirë nesër. Ekonomia jonë është e mbytur nga borxhet e shtetit. Cmimet rriten përditë dhe përditë bie fuqia blerëse e njerëzve të zakonshme. Zhgënjimi është kthyer në rutinë të përditshme dhe shpresa merr përditë goditje.” Theksoi në fjalën e tij lideri i opozitës, Edi Rama.
Kreu i PS theksoi më tej se FRESSH është bërë shpresë e re për të rinjtë që duan një mundësi për të kërkuar ndryshimin dhe rilindjen shqiptare. Rama tha se ndryshimi nuk vjen vetë të trokasë në derë, por njerëz të zgjuar mund ta bëjnë ndryshimin edhe kur dëshpërimi pllakos.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta
26 Nëntor, 17:13
-
Bardhi - punonjësve të policinë: Duhet të merreshin masa për bllokimin e rrugëve, ju kemi njoftuar për protestën
26 Nëntor, 17:10
-
Protesta e PD-së, Noka dhe Mziu përplasen me policinë, një protestues humb ndjenjat
26 Nëntor, 17:08
-
Protesta e PD/ Edhe Luçiano Boçi përplaset me efektivët, Policia thirrje me megafon që të lirohet rruga
26 Nëntor, 17:07
-
Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë
26 Nëntor, 16:58
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
G7: Nuk do të tolerojmë kërcënimet bërthamore të Rusisë
26 Nëntor, 16:49
-
5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro
26 Nëntor, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Keni nisur përgatitjet për dhuratat e festave? Mësoni çfarë preferon secila shenjë Horoskopi
26 Nëntor, 16:35
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30