Shqipëria po bëhet pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar në fushën e energjisë që përfshin partnerë amerikanë dhe grek. Bëhet fjalë për një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh që u nënshkrua këtë të mërkurë në mes kompanisë shqiptare ALBGAZ, Venture Global një kompani që aktivitetin e saj e ka të përqëndruar tek gazi natyror i lëngshëm i prodhuar në Amerikë dhe Aktor LNG një kompani greke me përvojë në këtë sektor.
Një marrëveshje 20 vjeçare në fushën që synon furnizimin e Europës jugore me gaz të lengshëm nga SHBA-të. Konkretisht bëhet fjalë për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në Vlorë për importin e gazit i cili do të importohet nga Shba-të me anije dhe përmes procesit të rigazifikimit të kthehet në gaz të lëngshëm.
Qeveria parashikon po ashtu që të rivitalizojë qëndrën e energjisë në Vloë, shndërrimin e termocentralit ekzistues si dhe rritjen e kapacitetit të ri gjenerues prej afërsisht 250 MË. Po ashtu parashikohet ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, duke e lidhur këtë qendër me rrjetin kombëtar dhe rajonal të transmetimit të gazit.
Qendra e Energjisë e Vlorës gjithashtu mund ta pozicionojë vendin tonë si një portë strategjike për energjinë në Ballkanin Perëndimor. Duke lidhur importet e gazit të lëngshëm me tregjet rajonale.
Marrëveshja është firmosur në prani edhe të Ambasadores Amerikane në Greqi e cila u prit nga kryeministri Edi Rama. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, përmes një postimi në ‘X’ ajo bëri të ditur se me këtë projekt po çon përpara axhendën e Presidentit Donald Trump.
“Isha i nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara axhendën energjetike të Presidentit Donald Trump dhe t’i bashkohesha kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike mes Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG për një marrëveshje 20-vjeçare amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike, dhe sigurinë kombëtare, në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Doug Burgum, Chris Ëright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur United States, Albania dhe Greece punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan ambasadorja amerikane.
E pranishme në takim ka qënë edhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn.
Lajmi në përditësim...
Komente











Pyetje : me ca ligji shoqerohet me ceremonialin e gardes se republikes ambasadorja amerikane ne greqi gjate vizites ne Shqiperi? Pergjigje: sepse esht garda e simon zarecit hajdutit te fishekeve qe ska idene ca eshte ligjit e rregullorja ka dhe gruan shefe personeli Ne garde palaco
PërgjigjuFali te gjitha...pse i jep pa gare...pse shkel msa e do te hysh ne BE.pse i perjashton firmat nga Be.
PërgjigjuNe kete kohe nuk dihet eshte mire te hysh ne BE apo jashte saj... sipas historise (nuk di ne e din) USA kane bere me shume per kete komb (Shqiptarine) sa se ajo e ashtuquajtura BE!