Në shënimin e Ramës, thuhet se, Hicki është “diplomuar shkëlqyeshëm në Shkollën e Lartë të Magjistraturës pas vendit të parë në rezultatet e kursit përkatës dhe Master në të drejtën civile nga Universiteti i Tiranës, në mungesë të çdo lirie konkurence e vlerësimi për meritën, Alma Hicka ka vijuar karrierën si gjykatëse e shkallës së parë dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”.
Sipas kryeministri Edi Rama, sot ajo ka marrë pëlqimin e merituar për të drejtuar Avokaturën e Shtetit.
“Si një tjetër grua në karrierë që merr përsipër barrën e një përgjegjësie të madhe në rrugën e rimëkëmbjes së institucioneve të vendit dhe posaçërisht, si kryembrojtëse e interesit të shtetit shqiptar në shumë fushëbeteja ligjore me individë e sidomos kompani të "mirëarmatosura" me ekipe juridike”, shkruan kryeministri Edi Rama për Alma Hickin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)