Prezanton aplikanët e rinj që i bashkohen nismës 'Gati për Shqipërinë', Rama: Shpresoj mos të zhgënjeheni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot sesionin nr.10 të nismës 'Gati për Shqipërinë' ku janë prezantuar të rinjtë që kanë aplikuar me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë.

Gjatë hapjes së sesionit Rama falenderoi të rinjtë për besimin, ndërsa theksoi se shpreson që ata të mos zhgenjehen nga kjo nismë.

Prania ime është për t’iu falënderuar dhe shprehur respektin për hedhjen e këtij hapi, por edhe mirënjohje për besimin sepse në fund të fundit është një shprehje besimi kjo. Shpresoj të mos zhgënjeheni”, – tha Rama.

Nisma gati 'Gati për Shqipërinë' ka mbledhur qindra të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare.

Një prej aplikantëve u shpreh se është detyrim, por njëkohësisht edhe një kënaqësi për të ofruar shërbimet e tyre për Shqipërinë.  

"Është detyrim dhe kënaqësi për të ofruar shërbimet tona për Shqiprinë. Qëllimi im është për të kontribuar në grupin e punës në implementimin e tregut të përbashkët minishengen", tha një aplikant

"Unë jam nga Christofor Miho nga Gjirokastra. Kam mbaruar studimet masater dhe doktoraturë në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Spanjë. Në kohët e fundit kam dëgjuar që do të implemetojnë dronë për vëzhgimin e territorit. Ato mund të shfrytëzohen për të mondernizuar për bujqësinë, për dhënien e informacioni për ujitjen apo çdo lloj trajnimi", tha një aplikant tjetër.

Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën 'Gati për Shqipërinë' ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plan për qeverisjen në mandatin e tretë. Aplikimet në platformën 'Gati për Shqipërinë' vijojnë në email-in [email protected] dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ordiner: 03/07/2021 11:20

    Kurve mashkull. Mashton dhe je i kapur gjithe diten. Rracen ta qifsha. I pa bese e i pa burre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja