Rama prezanton aplikantët e rinj që i bashkohen thirrjes 'Gati për Shqipërinë'

Rama prezanton aplikantët e rinj që i bashkohen thirrjes 'Gati për Shqipërinë'

Kryeministri Edi Rama

Nismës 'Gati për Shqipërinë' vijojnë që t'i bashkohen të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht, të cilët duan që të kontribuojnë për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale edhe prezantimin e disa aplikantëve të cilët shprehin interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare.

'Besoj se e keni ndjekur këtë proces ne sot bëjmë një kontakt të parë dhe më pas do të ketë një konakt të dytë me ministrat e fushës.'- tha Rama.

Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën 'Gati për Shqipërinë' ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plan për qeverisjen në mandatin e tretë.

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin për mandatin e tretë qeverisës.

Aplikimet në platformën “Gati për Shqipërinë” vijojnë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja