Buxheti për rininë dhe fëmijët, Rama: Informatikë që në klasë të parë, dy qendra kompjuterike në Vlorë dhe Shkodër, brenda mandatit do shtrihen në të gjitha bashkitë

TIRANË- Investimi në njohuritë kompjuterike është një prioritet për të rinjtë dhe fëmijët gjatë mandatit të tretë qeverisës së Partisë Socilaiste. Duke prezantuar buxhetin 2022 për këtë kategori, kryeministri Edi Rama bëri me dije se informatika do të futet në kurrikulën mësimore që ka nga klasa e parë.

Rama tha se do të hapen dy qendra të reja informatike, një në Vlorë dhe një në Shkodër, të cilat do të jenë vazhdimësi e qendrave teknologjike tek Arena Kombëtare dhe tek Piramida. Kreu i qeverisë theksoi se synohet që brenda mandatit qendra të tilla të hapen në të gjithë bashkitë.

“Sa i përket rinisë buxheti fillon të adresojë disa çështje që janë të përditshmërisë tuaj qoftë në shkollë, qoftë pas shkolle. Për hir të vërtetës dua ta përsëris atë që tha Bora, si një vlerë të shtuar të kontributit të drejtpërdrejtë të jush që keni marrë pjesë në takimet për strategjinë për rininë, na keni ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe për të ndërhyrë këtë hartë të re të angazhimeve dhe investimeve për kategorinë tuaj.

Për ne është e qarë që nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që të ofroj punë të shumë mirë paguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik duhet të investojmë shumë në njohuritë kompjuterike duke filluar që nga klasa e parë. Është fjala për një gjuhë të re, jo anglisht, por një gjuhë që do bashkojë të gjithë botën. Kjo është e ardhmja por për ta bërë këtë atë ardhme të tashme dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë më tepër sesa në grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjesht me ambicien, na duhet që të bëhemi aleatët tuaj në një rrugë ku hap pas hapi ju të keni hapësirat dhe mundësitë për të përvetësuar këtë gjë. Sistemi i ri të mësuarit të tek përmes mësimit të informatikës në shkollë dhe këtë do ta bëjmë duke ndryshuar edhe kurrikulën e mësimit të informatikës dhe pastaj për t’iu dhënë atyre që janë më të pritur kohë hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet edhe pas shkolle duke pas qendra speciale ku mund të marrin mësime intensive dhe më pas mund të përfshihen në tregun global të tregut online. Qendra te arena kombëtare do zgjerohet te piramida.  Ne kemi filluar punën për të pasur dhe dy qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca e këtyre qendrave në Vlorë dhe Shkodër, ambicia është që brenda këtij mandati të kemi qendra të tilla në të gjitha bashkitë", u shpreh Rama. 

Një pjesë e buxhetit do të shkojë për investimin e laboratorëve të shkollave, pasi sipas Ramës ato nuk janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të zhvilluar mësimin. Sakaq, një fond të veçantë do të ketë për pasurimin e bibliotekave. Një fokus do të kenë edhe programet e kodimit, ku kryeministri tha se do të vihen në dispozicion ekspertë të certifikuar për këtë sektor.

“Për herë të parë kemi adresuar në mënyrë të veçantë, nevojën për rritjen cilësore të nivelit të laboratorëve të shkollave. E kemi vënë re në të gjithë takimet që laboratorët që ne kemi nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë të mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjithë instrumentet e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër, puna vijon të bëhet në teori dhe jo me instrumente ashtu si për laboratorët e informatikës janë larg në gjendje për të plotësuar nevojën e domosdoshme të mësimit të informatikës. Ne do bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve që nga viti i ardhshëm më mirëpajisjen e tyre dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të informatikës.

Pjesa tjetër janë kurset intensive të kodimit ku duam të angazhojmë aktorë të certifikuar që të jenë në dispozicion. Nuk duhet të harrojmë atë që është e pamundur të merret nga kompjuterët, teknologjia, që ka të bëjë me një sërë anësh tjera të qenies njerëzore, që ka të bëjë me kulturën, artin, dijen që ka të bëjë me shqisat, fizikun, duart, sytë. Ato punë që kompjuterët nuk mund t’i bëjnë kurrë. Kemi vendosur fond të veçantë për pasurimin e bibliotekave të shkollave”, vijoi kryeministri.

E pranishme në prezantimin e buxhetit 2022 për rininë dhe fëmijët ishte edhe Bora Muzhaqi, ministrja që përfaqëson këtë dikaster. Muzhaqi bëri me dije se në shkolla, aty ku është e favorizueshme, do të bëhen disa parcela toke ku nxënësit të kenë mundësi të mësojnë mbjelljen.

“Kohën që kemi kaluar bashkë ka qenë një kohë e shfrytëzuar shumë mirë sepse falë bisedave që kemi bërë ne sot në buxhetin që kemi alokuar një pjesë e problematikave do të marrin zgjidhje. Nga janari në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit kemi planifikuar një fond për koston e transportit për ata që e kanë larg shkollën. Jemi duke punuar për të pasuruar bibliotekat. Rikonstruktimi i shkollave dhe palestrave është në listën tonë. Programi i arteve dhe zejeve duke kaluar në mjedis dhe inovacion, me mbështetjen e UNICEF jemi duke punuar çdo ditë. Ne kemi dëshirë që të bëjmë disa parcela të vogla aty ku na favorizon terreni që ju të mësoni si mbillet një pemë një frut që të mësoni për një fushë të re që nuk keni pasur mundësi për ta ndjekur", tha Muzhaqi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
‘Autostradat me plehra janë turp për atdheun’, Rama-nxënësve: Të fillojmë ndarjen e mbeturinave që nga shkolla

Gjatë prezantimit të buxhetit për rininë dhe fëmijët, kreu i qeverisë e vuri sërish theksin tek mbajtja pastër e mjedisit, një prioritet tashmë i mandatit të tretë qeverisës. Rama tha se duhet që ndarja e mbeturinave të fillojë nga shkollat dhe më pas ato të jenë gati për riciklim.

Rama u shpreh se hedhja e mbeturinave nga makina është shëmbëlltyrë e ndotjes dhe turpërimit të atdheut.

“E njëjta gjë për vullnetarizimin që të stimulohet dhe certifikohet. Ka pasur nxënës që propozonin që certifikatë të jetë koeficient për vlerësimin për të hyrë në universitet. Kjo është mbase shumë vizionare për momentin por e rëndësishme është kjo certifikatë të vlejë për të kërkuar apo për të marrë një punë. Ju them që çdo iniciativë që do të jetë vullnetare për të kontribuar. Duam që së bashku me ju ta shtyjmë agjendën e Shqipërisë së gjelbër, të pastër. Çka po flasim i përket një niveli elementar, pastërtia në mjedisin ku jetojmë. Të fillojmë nga ndarja e mbeturinave që nga shkolla. Të paktën ato që prodhon shkolla, të ndahen dhe të bëhen gati për riciklim. Mund të ndikoni dhe në komunitete jo thjesht për të pastruar por për të ngritur me të madhe nevojën që nuk duhet ndotur. Çështja e pastrimit fizik është e zgjidhur se këtu është një çudi e madhe me njerëzit që nxjerrin lloj lloj justifikimesh. S’ka kosha?

Dakord. Duhet të ketë kosha në autostradë që të mos hidhen nga makina? Autostradat me plehra të hedhura nga njerëzit janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e faktit që marrim pjesë masivisiht në ndotjen e dhe turpërimin e atdheut tonë. Shqiptarët kanë pasur periudha shumë të vështira, por kurrë nuk kam lexuar që shqiptarët të kenë karakteristikë pisllëkun. Niveli i jetesës nuk është arsye. Edhe varfëria nuk është arsye për të qenë pis. Vende të pista që të pasurohen nuk kam parë në histori. Kështu që është sfidë e madhe”, tha Rama.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 20/11/2021 09:44

    Hahahhahahahahahahahah o sa kam qesh 2 qendra informatike! Me mbledh nga 100 leke te vjetra te gjithe populli vet I hap 2 qendra! Nejse iniciativa mbi te gjitha edhe fjalet e mira... Ahhh mjer ne qe jetojne ketu! Me pd-ra lsi-ra edhe ps-ra...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten