Rama: Mos t’ju shkojë mendja për vaksina, nëse PD kthehet në pushtet! Luli si Gjino, 'dhëndër' të marrim 'nusen' për Metën, Berishën dhe Monikën! (1 minutë heshtje për Bashkim Finon)

LEZHË- Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve nga Lezha se procesi i vaksinimit dhe rindërtimit nuk do të ecin me këto ritme nëse PD-ja fiton zgjedhjet ndërsa shtoi se pushteti në të vërtetë do t'i shkojë Sali Berishës dhe Ilir Metës pasi Lulzim Basha është një lider pa karakter. “Por as mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi do të vazhdojë kështu nëse ata që kthehen, as mos t’ju shkojë mendja se vaksinat do vazhdojnë të vijnë kështu siç po vijnë, unë po them se çfarë do të ndodhte, ne kemi ambicie që ta lehtësojmë sezonin turistik ta lehtësojmë maksimalisht duke vaksina tani çdo ditë mendoni se kjo gjë vazhdon", tha Rama.

Me nje minutë heshtje ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama në Lezhë, në nder të ish-deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi jetën një ditë më parë, si pasojë e COVID-19. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë kundërshtarët për ndjeshmërinë e treguar, e ndërsa tha se një gjë e tillë duhet të tregohet edhe për të mos shkelur kufirin e njerëzores për vota, referuar takimeve të kryedemokratit Lulzim Basha në shkelje të masave anti-COVID.

Rama ka ironizuar sërish opozitën, ku e ka krahasuar kreun e PD-së me personazhin e Gjinos në komedinë "Përrallë nga e kaluara". "Luli është thjeshtë dhëndri që ka nisur më shpresën që do të bëhet një dasmë. Nusja që kërkohet është Shqipëria, Luli është si Gjinua kërkohet për shkesët për Saliun për Ilirin dhe Monikën. Gjinua është për të krijuar idenë që një dasmë do të ndodhë, djali është i mirë, por më duket se gjumi i tepërt i ka dëmtuar atë zonën që mendon", tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe 2 kryesuesit e listës së PD-së në Lezhë, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkaj, sipas së cilit ky i fundit është vetëm një "lolo", të cilin e njeh mirë pasi ka pasur disa herë përballje.

Në përgjigje të kundërshtarëve se po përdor procesin e vaksinimit për fushatë, Rama tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Rama tha se kjo qeveri ka bërë vetëm detyrën, gjë që sipas tij, askush tjetër nuk di ta bëjë siç ata. "Vaksinat nuk na erdhën nga qielli", tha Rama, por është rezultat i punës që qeverisë së tij, që sipas tij bëri që Shqipëria të jetë vendi i dytë në rajon që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë, edhe pse u braktis nga BE-ja.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Rama: Ka qenë një shprehje ''për ku kështu o e Kozmait', kështu janë dhe takimet e Bashës

1617118929_1617118700Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar takimet e bëra nga kryedemorkati Lulzim Basha përn fushatën elektorale.

"Nuk dinë të mblidhen si njerëz mblidhen cepa rrugëve, me makina, zhurmë dhe bëhen përshesh dhe thonë uragani, uragani, ka qenë një shprehje 'për ku kështu o e Kozmait' kështu janë edhe këta", tha Rama.

Ora 18:17
Rama ironi me opozitën: Luli si Gjino, sa për të krijuar idenë se kemi 'dhëndër' të marrim 'nusen' për Metën, Berishën dhe Monikën

 

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka ironizuar sërish opozitën, ku e ka krahasuar kreun e PD-së me personazhin e Gjinos, ku tha se u duhet sa për të thënë se kanë një dhëndër, pasi kërkon për nuse Shqipërinë, për shkesët Saliun, Ilirin dhe Metën.

Po ashtu Rama vuri theksin sërish tek grumbullimet e PD-së, ku tha se po krijon vatra COVID, por vetë qëndron në makinë.

‘Monika dhe Ilir laj thaj të njëtin. Çohu e ngrihu po atë. Këtu mjafton të thuash tre emra Sali, Ilir, Monika, i ke thënë të tëra ,por këru vijnë dhe Mediu, Dash Shehu, Dulja, Idrizi, Mesila Doda. Po kur thonë që na votoni ne që të mos ikin shqiptarët. Luli është thjeshtë dhëndri që ka nisur më shpresën që do të bëhet një dasëm. Nusja që kërkohet është Shqipëira, Luli është si Gjinua kërkohet për shkesët për Saliun për Ilirin dhe Monikën. Gjinua është për të krijuar idenë që një dasëm do të ndodhë, djali është i mirë, por më duket se gjumi i tepërt i ka dëmtuar atë zonën që mendon. Krijon vatra COVID dhe vet qëndron mbi makinë. Të verbër komplet po ai stil me COVID pa COVID, këtë kanë dy gishta dhe Rama ik. Ndërkohë që ne jemi këtu për të përzënë COVID. Ato dhe me COVID janë gati të bëhen aleat dhe me Rama ik. Nuk dinë fjalë tjetër. Tregojnë edhe hallin që kanë ik se ne nuk të mundim dot. Këtu në është fjala për ti zënë rrugën dikujt. Duke qenë me pak njerëz është një fushatë ku mund të flasim dhe jo të bërtasim. Mblodhën gjithë makinat atje në shesh dhe dolën nga makina duke u mbledhur më njëri tjetrin. ‘- tha Rama.

Ora 18:09
Rama në Lezhë: Ju thashë mos e votoni Frrokun, e votuat dhe ai vajti në burg! Sot ku them mos votoni Mark Markun se ka nga mbrapa atë 'lolon', Gjekmarkun

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur te kundërshtarët e tij politik, me specifikisht te Mark Marku dhe Argon Gjekmarkaj.

"Ju thashë mos votoni Fran Frroku dhe ja ku përfundoi në burg, tani ju them mos votoni Mark Markun, ai nuk do shkojë në burg, por nuk shkon as në punë, mirë Markun, por Gjekmarkun c'e doni? Një lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballe me të, si mund të ulet niveli deri këtu dhe ç'lidhje kanë me sfidat që ka Lezha, ne duam ta çojmë Lezhën në një nivel tjetër ekonomik, duke hapur kantiere publike, po flas për investime të mëdha", tha Rama.

Ora 17:58
Rama 'kritika' për Pjerin Ndreun: Kokëfortë, si unë! Është problem, por për të mirën e punës e kemi

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për punët e bëra në qarkun e Lezhës, ku ka vlerësuar kryetarët e e Bashkive, të cilët i ka vlerësuar maksimalisht. Një kritikë e ka pasur për Pjerin Ndreun, ku tha se është "kokëfortë" si ai, por kjo sipas Ramës, është për të mirën e punës.

"I ngjashëm me mua në kokëfortësi, kjo shpesh herë është problem, por është problemi më i bukur kur është qëllim i njëjtë, për të këmbëngulur që puna të shkojë deri në fund, Jam krenar për çfarë faze kemi për zhvillimin e Lezhës, jo vetëm si Bashki, por edhe si qark, se edhe në Kurbin, Majlinda ka bërë aq sa bëjnë 10 burra, apo si në Mirditë prej kohësh kemi një kryetar Bashkie që është një njeri i punës, ajo që na karakterizon është përpjekja për të vazhduar fjalët me vepra, është e pamundur që t'i përputhësh totalisht, por nuk ka pasur në historinë e këtij vendit, kur fjalët dhe veprat kanë qenë të përputhura me njëra tjetrën dhe yzmeti i punës është bërë deri në fund", tha Rama.

Ora 17:52
'Vaksinat po i përdor për fushatë'/ Rama: Na ranë dozat nga qielli? Jo, ne bëmë detyrën që askush tjetër nuk e bën si ne

 

Një përgjigje për kundërshtarët se po përdor vaksinimin për fushatë, kryeministri Edi Rama tha se një gjë e tillë nuk qëndron, teksa shtoi se ka bërë detyrën. Megjithatë, theksoi se detyrën e ka bërë si askush tjetër.

"Si, në çfarë forme e paskemi lidhur vaksinimin me fushatë, ku ne jemi i vendi nga 2 vende në rajon që kemi siguruar vaksinimin masiv. BE na përjashtoi të gjithëve ne dhe rajonin nga skema e shpërndarjes së vaksinave, s'kishim asnjë, sot ne bëjmë vaksinim masiv, ndërkohë që të tjerët janë në fazën e dozave simbolike, pse apo se ranë nga qielli, apo sepse në e bëmë planin në atë mënyrë që vaksinat të vijnë në të njëjtën kohë me fushatën? Jo sepse ne bëmë detyrën tonë, se askush tjetër nuk e bën detyrën si ne", tha Rama.

Ora 17:51
Peligrinazhi në Laç, Rama tregon si ngeci në trafik: Pres në radhë sepse shoferët e mi e dinë që gjobiten nëse nuk respektojnë semaforin

 

Kryeministri Edi Rama nga Lezha tha se Laçi ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik për sa i përket peligrinazhit fetar, por kjo edhe për faktin e rindërtimit që po bëhet në qytet pas dëmtimeve të kryera nga tërmeti.

Madje Rama tregoi se sot priti në radhë, pasi shumë qytetarë po shkonin drejt Kishës së Laçit këtë të martë, duke shtuar se shoferët e tij gjobiten nëse kalojnë në semafor me të kuqe.

‘Po të shkosh në Laç është e paimagjinueshme ajo që po ndodh në Laç. Në sytë e tyre nuk kishte shpresë, pas tërmetit. Edhe ai që donte të besonte, pa më paragjykuar fare përball asaj katastrofe thoshte mund te ketë me gjithë mend ky por kjo është e pamundur. Akoma puna është në mes. Sot ne ishim ne Laç dhe duke qenë se ishin një nga ato të martat e ciklit të të martave të shenjta u detyruam të qëndrojmë në rradhë, duke qenë se unë gjithmonë respektoj radhët në rrugë, pasi shoferët e mi e dinë shumë mirë se marrin gjobë nëse nuk respektojnë semaforin. Laçi ka një potenacial të jashtëzakonshëm turistik për shkak të peligrinazhit fetar. Nesër Laçi do të jetë një pikë qëndrimi të ketë realisht interes që njerëzit të vënë në dispozicion shtëpitë njësoj siç i vënë shtëpitë njerëzit në bregdet kur është sezoni veror gjatë gjithë periudhës kur janë të martat e shenjta.’- tha Rama.

Ora 17:48
Grumbullimet e Bashës, Rama nga Lezha: Japin shembullin më të keq të mundshëm! Opozita nuk ka karakter dhe kjo mëshirohet tek lidershipi i tyre

 

Nga Lezha, kreu i qeverisë Edi Rama ka vënë sërish theksin tek grumbullimet që po bën opozita në kuadër të fushatës elektorale, duke shkelur masat anti-COVID. Me këtë formë grumbullimesh sipas, Ramës opozita po jep shembullin më të keq, të mundshëm, ndërkohë që e para gjë që duhet të bëjë është të japë një shembull të mirë duke respektuar ligjin.

Rama nënvizoi se politika sipas tij nuk është çështje programesh, por është forcë karakteri dhe opozita këtë gjë nuk e ka.

‘Meriton një falenderim për ndjeshmërinë e shprehur gjithë politika do të ishte shumë mirë që të njëjtën ndjeshmëri të kishin çdo ditë sidomos në këtë ditë të ku bota përballet me kërcënimin e njerëzve tanë të dashur. Ajo që na takon është të bëjmë atë detyrë të thjeshtë të mos shkelim ligjin, të mos shkelim rregullat të mos shkelim kufirin etik të njerëzore për politikë dhe për vota duke i vënë njerëzit në rrezik dhe duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimeve absurde të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës politika nuk është çështje programesh, idesh dhe fjalësh është çështje karakteri dhe karakterin o e ke o nuk e ke, ato nuk e kanë. Ato kanë një karakter të dobët që mishërohet në lidershipin e tyre.

Ato japin shembullin më të keq të mundshëm, më absurd të mundshëm ndërkohë që e para gjë që duhet të bëjmë ne të japim një shembull shumë të mirë, në gjërat e thjeshta. Ne e kemi humbur trenin e historisë, pasi nuk e kemi zakon që tu kushtojmë rëndësi gjërave të vogla dhe pastaj humbim kohë pa fund në dëm të gjërave të mëdha. Kombet e mëdha fitojnë beteja me gjëra të vogla, dhe kjo është një pikë dalluese shumë e madhe. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët. Më i miri ndër të kqinjtë, i kemi aty, ajo që ne mund duhet dhe do të bëjmë është që të përpiqemi të bëjmë zgjedhjet më të mira të mundshme kur marrim vendime dhe kur zgjedhim njëri tjetrin. Ne kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë dhe të qartë, që njerzit tanë të jenë të mbrojtur. ‘- tha Rama.

Ora 17:47
'Po bën punë për fushatë', Rama: Pse ne e zgjodhëm që të binte tërmeti dhe pandemia para zgjedhjeve?

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë punë nuk është bërë për fushatë. për këtë ai është ndalur te pandemia dhe tërmeti, duke thënë se puna ka nisur që në ato momente dhe që frytet po ua shohin tani.

"Janë bërë shumë punë e shumë gjëra, sot shumë kush kur komenton duke pirë kafe ose i shtrirë kolltuk apo krevat duke luajtur në Facebook, thotë ah sikur të ishin bërë kaq shumë punë, jo vetëm në fushatë, në fakt asnjë nga punët që janë bërë në Lezhë nuk janë bërë sot dhe as për fushatë, nuk e zgjodhëm tërmetin që të vite 15 muaj para zgjedhjeve, ne punën e kemi filluar qysh atë natë, plaga e parë që hapi ishte lënia pa çati e mijëra familje dhe ne e menduam që ato duhet të strehohen dhe në kushte të mira, dhe ashtu ndodhi falë bujarisë të shumë operatorëve që kanë hotelet në buzë të detit mundëm të strehojmë në kushte optimale si turistë me të gjitha shëqrbimet ato që mbetën pa strehë, filluam punën për të bërë verifikimin e dëmeve, do donim t'i bënim gjërat më shpejt, por punët kërkojnë punën e tyre dhe kur ne ishim duke u marrë me projektet dhe këtë prices të rindërtimit, ne nuk e zgjodhëm që të na godiste COVID-i, që futi në kofuzion total të gjithë botën", tha Rama.

Ora 17:45
Rama nga Lezha: Falenderoj kundërshtarët për ndjeshmërinë e treguar pas vdekjes së Finos, ta vijojnë solidariteti e mos shkelin kufirin e njerëzores për vota

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme në Lezhë, nuk ngurroi t’i shprehte falënderimin për ndërgjegjësimin e ndjeshmërinë që treguan eksponentë të kampit opozitar, për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Por Rama shtoi më tej se solidariteti i treguar dje, duhet të vijojë, e të mos shohim skena me mijëra njerëz në takime.

“Një ditë pas humbjes dhe të kundërshtarëve që në këtë rast meritojnë një falenderim për ndjeshmërinë e shprehur, edhe pse do të ishte mirë vërtetë, do të ishte shumë mirë që të njëjtën ndershmëri të kishin çdo ditë në këto ditë të jashtëzakonshme, ku e gjithë bota përballet me kërcënimin e vdekjes për njerëzit tanë më të dashur, ku ajo që na takon të bëjmë si njerëz, është të bëjmë atë që na takon. Të bëjmë atë detyrë që na takon, të mos shkelim ligjin, rregullat, të mos shkelim kufirin të njerëzores për politikë dhe për vota, duke i vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimesh absurde, të turpshme, të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës.’- tha Rama.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës