KRUJË– Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Krujë, ku ka vijuar inspektimet në shkollat që kanë përfunduar punimet. Në hyrje të në shkollën 9- vjeçare dhe kopshtin “Kastrioti”, kreu i qeverisë u prit me lule, por kjo nuk i ka pëlqyer shumë për këtë arsye ka pasur një porosi për drejtoreshat.
‘Drejtoresha mos më sillni më lule, ju kam thënë”, tha Rama.
Shkolla e re, që ka të përfshirë edhe mjediset e kopshtit, ka 320 nxënës dhe 19 e klasa dhe laboratorë. Ministri për Rindërtimin Ahmetaj tha se edhe kjo zonë përfiton nga fondet e BE-së për rindërtimin e shkollave. “Nga 160 shkolla, një pjesë e mirë është e tyre është dorëzuar, një pjesë tjetër janë në proces. Ato që mbarojnë brenda shkurtit të vitit 2022 janë pjesa e donatorëve. Edhe kjo bashki përfiton nga rindërtimi i shkollave nga donatorët,” – u shpreh Ahmetaj.
Më pas, Rama u zhvendos në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Puna vijon me pallatet e reja dhe shtëpitë individuale që në vjeshtë 2021, ata që u prekën nga tërmeti në Thumanë të rikthehen të gjithë në shtëpi të reja, ndërkohë që shkolla është gati”, shkruan Rama.
Fantastike!!Ambient per njerez!
Përgjigju