TIRANE - Kryesocialisti, Edi Rama, reagoi sot në Twitter ndaj thirrjeve të Kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë, për heqjen e imunitetit dhe ndryshimet në Kushtetutë.

“Nga ultësira e tij morale KM nuk mund t’i imponojë opozitës as vizionin as variantin e tij të ndryshimit të Kushtetutës”, tha Rama, ndërsa shtoi se “Kemi qëndrimin tonë”.

Kreu i opozitës theksoi se i thotë “Po heqjes se imunitetit” dhe “jo arnimit qorrazi të Kushtetutës”.

Në statusin e tij në Twitter, Rama shtoi se vota e socialistëve për imunitetin në parim është pro, por se “ndryshimi kushtetutës të bëhet me një proces publik”.

(gm/shqiptarja.com)