TIRANË, 8 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, i dorëzoi sot pasdite Kryeministrit Edi Rama progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", kreu i qeverisë e ka cilsuar këtë progress raport si një inkurajim të fortë në rrugën e nisur.
"Progres Raporti - Një inkurajim i fortë në rrugën e nisur. Raporti i dorëzuar sot nga Komisioni Europian rikonfirmoi vlerësimin pozitiv për arritjet konkrete të qeverisë dhe vullnetin tonë, të dëshmuar me fakte, për thellimin e reformave modernizuese duke veçuar modelin e ri të mirëqeverisjes ekonomike, parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit, luftën kundër krimit t? organizuar, hapat konkret? n? reformën gjyqësorit, si dhe rritjen e aftësive për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në "Facebook". /a.ke/
/Shqiptarja.com