TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë takimit të bashkëqeverisjes se prokurori Arjan Ndoja në Durrës të cilin e ka akuzuar se punon për organizatat kriminale dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit herët apo vonë do të dalë para drejtësisë për të dhënë llogari për gjithçka ka bërë. Edhe sot Rama në fakt nuk e përmendi në emër, por referimi ishte i qartë, ndërsa tha se ky prokuror është një nga rastet flagrante të shkeljes së ligjit nga vetë përfaqësuesit e drejtësisë. Kryeministri theksoi se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e shkarkuar nga vettingu do të merren të pandehur për shkeljet që u janë gjetur, pasi është kusht i BE-së për integrimin.
"Deri tani kemi pasur 45326 ankesa në portal, nga të cilat 44224 kanë marrë përgjigje, ndërsa një mijë janë në proces çka tregon se kemi arritur që të garantojmë respektin e shtetit për qytetarët të cilët nuk e hedhin fjalën në erë apo nuk e lëshojnë ankesën në drejtim të paditur, por kur na adresohen marrin përgjigje. 30 mijë e 427 ankesa kanë marrë përgjigje pozitive, rastet e tjera janë kur ndodh shpesh që qytetarët janë të dëshpëruar nga sistemi i drejtësisë, po aty nuk kemi mundësi.
Ju e patë vetë javën e kaluar një rast flagrant i shkeljes së ligjit dhe jo vetëm por edhe i transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë të përfaqësues të interesave të krimit ku sigurisht nuk do i shpëtojë ndëshkimit, por kur vjen puna te ndërhyrja në proces është e pamundur për qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv. Se kushtetuta përcakton qartë kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon pas një padrejtësie në dyert e gjykatave. Pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ të përkohshëm por të rëndë për qytetarët, pasi shumë prokurorë dhe gjykatës të zhytur deri në fund dhe e dinë se nuk do e kalojnë po e shfrytëzojë duke thënë 'të kapim cfarë të kapim'. Sistemi i ri i drejtësisë kërkon kohë, ndërsa vettingu do ta pastrojë dhe sistemi do të ndëshkojnë ata që janë nxjerrë.
Më vjen mirë që është kthyer në kusht nga BE dhe të jenë të sigurt që do të rikthehen për të dhënë llogari për pasuritë e tyre dhe ata që bëjnë krime ndaj qytetarëve për të përfituar para të zezë për të marrë 'rroga', shpërblime nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë edhe ca, por nuk do të harrojë. Ka arritur në 793 numri i masave ndëshkimore falë hetimeve administrative nga platforma. 46 masa në proces për nëpunës, shefa apo drejtues zyrash. Atyre që i bien shkurt dhe thonë se kështu duhet të funksionojë shteti duke shkuar deri te qeveria, u them se kështu funksionon kudo edhe në shtetet më të zhvilluara" tha Edi Rama.
Denoncimin e fortë se një prokuror në Durrës mbështet organizatat kriminale kryeministri Edi Rama fillimisht e bëri ditën e enjte në Kuvend, por pa përmendur emrin. Ndërkohë që Erjon Braçe zbuloi emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, që u la në burg mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arjan Ndoja.
Por pse tha kryeministri se ndjekja penale e të shkarkuarve nga vettingu është kusht? Bundestagu gjerman miratoi disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin.
Te gjithe ne burg te shkojne keta gjyqtar te korruptuar sepse kane bere gjynahe te medha.Dhe pale,del nje palaco si Ilir Mustafaj qe megjithese doli me probleme te medha pasurie por thote qe nuk humbi Ilir Mustafaj por humbi drejtesia!!!Ky palaco gjjyqtar qe ka bere kerdine duke vjedhur qytetaret.Keta jo vetem ne burg por duhet t’i sekuestrohet pasuria.
PërgjigjuPo ju z kryeminister kur do jepni llogari drejtesise per pasurine tuaj te pajustifikuar? Fillojeni nga vetja llogaridhenien.
PërgjigjuTe japi dhe Dako me Gjiknurin dhe pastaj Prokurori.
PërgjigjuPo juve naltmadheri dhe zvendesit tuaj si mi kush jua jep te drejten te komentoni vendimet e gjyqesorit dhe akuzat e prokuroris, ta kerkon BEja?