“Shpëtim Gjika është mik dhe figurë e lartë e PS në krye të një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Akuza tejet e rëndë dhe faktet tejet të rënda. Të gjithë ndihemi keq nga abuzimi dhe duam të shpresojmë se një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron”,-ka thënë paraprakisht Rama. Por pas keqardhjes, kryeministri ka deklaruar para publikut se “ndihemi të detyruar ndaj 1 milion shqiptarëve, që na zgjodhën për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, se sot kërkojmë nga drejtësia të kryejë detyrën pa asnjë lloj pengese”. Më tej Rama shtoi se ai kërkon një Shqipëri të drejtë dhe të barabartë për këdo dhe me këdo.
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)