Rama: PS sjell zhvillim, partitë e tjera vetëm rrëmujë! Kaosi dhe pengmarrja e Kuvendit bëhet për interesa personale, jo për qytetarët

Rama: PS sjell zhvillim, partitë e tjera vetëm rrëmujë! Kaosi dhe pengmarrja e Kuvendit bëhet për interesa personale, jo për qytetarët

Kryeministri, Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të turit të organizuar për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Rama tha se pavarësisht të metave që mund të ketë, PS, është forca politike që sjell zhvillim të vendit krahasuar me forcat e tjera politike.

Ai ironizoi PD-në dhe Rithemelimin, duke thënë se partitë e tjera vetëm sa e kanë degraduar vendin dhe për këtë mori si shembull gjendjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’ në Shkodër ku ditë më parë inspektoi punimet e disa prej projekteve që po zbatohen.

“Pa diskutim që kemi të metat tona dhe jemi larg së qeni të pagabueshëm por mund të thuhet se jemi një forcë që sjell progres, diku më shumë, diku më pak ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, konfuzion dhe një status-quo që e degradon realitetin ku qeverisin në mënyrë të vazhdueshme. Në Shkodër më ka lënë mbresë shumë të keqe, po e sjell këtu si shembull të faktit që kjo ndodh kudo kur ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, i cili më besoni ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba edhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje asnjë mirëmbajtje vetëm degradim. Si stadiumi është e gjithë Shkodra e cila ka filluar të marrë veten hap pas hapi”- tha Rama.

Ai ironizoi edhe Rithemelimin për kaosin e shkaktuar në Kuvend prej muajsh, duke u shprehur se pavarësisht se janë votuar nga qytetarët, asnjë prej përfaqësuesve të Rithemelimit nuk mendon për ta kur bllokon punimet e Kuvendit por vetëm për interesat personale.

“Nuk shqetësohen për asnjë hall tuajin ata që marrin peng parlamentin, Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesat e tyre. Por nuk dëmtohen ata, nuk i jgen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar”- nënvizoi kryeministri.

Ndërsa sa i takon PS, kryesocialisti e cilësoi degën në Dibër si një nga më të shëndetshmet në vend sa i takon shifrës së anëtarësimeve të reja.

“Sot mund të thuhet me plot gojën se organizata e Dibrës është nga më të shëndetshmet që kemi në Shqipëri. Dhe besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja të cilat janë mbresëlënëse janë tregues i këtij fakti. Sepse në një parti ku sherri është dominanca e çdo përpjekje për t’u bashkuar, kur një grup njerëzish kthehen në sundimtarë apo pengues të frymëmarrjes së organizatës, është parti ku as të tjerët nuk kanë dëshirë të përfshihen”- u shpreh Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja