Rama publikon hartat: Si e shiti Berisha detin duke hequr vijën e drejtë bazë dhe si u rivendos në 2012 me kërkesë të PS

Kryeministri Rama, teksa ka folur për ccështjen e detit me Greqinë, për herë të parë ka publikuar mbrëmë hartat e viteve 2001, 2008 dhe 2012, ku përcaktohet vija e drejtë bazë, që do të thotë se çdo marrëveshje dhe çdo ndarje e ujërave territoriale dhe zonës ekonomike bëhet duke u nisur nga kjo vijë.

“Në këto harta vija e drejtë bazë sipas ligjit 2001 përcakton kufirin e ujërave të brendshëm. Pra ajo vija e kuqe, të gjitha ujërat brenda profilit të thepisur i fut brenda dhe për të ndarë kufirin ku është uji territorial dhe ku shtrihet zona ekonomike, fillohet nga vija bazë e kjo ishte e 2001”, tha Rama në emisionin Open. 

Duke u përqendruar në hartën e vitit 2008 kur edhe u bënë negociatat me Greqinë , Kryeministria Rama tha se Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e vet detar. 

“Ja çfarë bën Sali Berisha me propozim të Nishanit. Në vitin 2008 dhe Berisha, dhe Nishani, shikoni se çfarë i bëjnë Shqipërisë. Me ligj ia heqin vijën bazë dhe e fusin në profilin e vetë tokës. Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e vet detar. Del si vend si pa det fare. Dhe mbi këtë bazë në 2008 bëhet marrëveshja e famshme, ku përllogaritja e ujërave për të ndarë kufirin ujërat territoriale dhe zonën ekonomike niset jo nga vija bazë, por brenda atyre dhëmbëve, pra humbet territor”, sqaroi Rama.

Ndërkohë ai theksoi se në vitin 2012, me propozim të Gramoz Ruçit në parlament rifuti vijën bazë dhe e riktheu në gjendjen e mëparshme, por dëmi ishte bërë.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 15/01/2021 21:27

    ROBT KU TI KESH MOR SHKERDHATE MOR SALI BERISHA MOR PIS,,,PO SI I SHET DETIN GREKEVE MOR TE Q.K.G,,MOR LEGEN ,,E KISHE PRONE TENDE DETIN MOR KRIMINEL I SHQIPERISE ,,BASHKE ME ATE NDYRESIREN E DIBRES BASHEN QE NENSHKROI SI PA TE KEQ SHITJEN ME BAKOJANISIN NE TIRANE....JU DUHENI VARUR TE DY PER TRADHETI KOMBETARE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale