Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga punimet për ndërtimin e Tunelit të Murrashit në Librazhd.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, krahas fotografive të publikuara, Rama ka shkruar se punimet në segmentin Elbasan-Librazhd, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira.
Për kryeministrin Rama, projekti strategjik do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të përmirësojë ndjeshëm standardet e lëvizjes dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit për qytetarët e bizneset.
“Tuneli i Murrashit, Librazhd - Vijojnë me ritme të mira punimet në segmentin Elbasan–Librazhd, pjesë e Korridorit VIII.
Ky projekt strategjik do të rrisë sigurinë rrugore, do të përmirësojë ndjeshëm standardet e lëvizjes dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook, krahas fotografive të publikuara.
Komente









