Edi Rama ka publikuar një fotografi me Presidentin francez Emmanuel Macron, të shkrepur gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Paris.
Krahas fotografisë, Rama shkruan se rikonstruksioni i Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës.
Sipas Ramës, Liceu Francez i Korçës është një ndër projektet nën kujdesin e Presidentit francez, pas vizitës historike të Macron në Tiranë.
Më tej kryeministri Rama shkruan se një dekadë më parë ishte e paimagjinueshme që Franca të kujdesej për Shqipërinë dhe Shqipëria të konsiderohej partner strategjik i Francës në Ballkan.
“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë
*një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”, ka shkruar kryeministri Rama.
Komente












Krenar per ju Z. Rama qe e bere Shqiperine te respektuar ne vendet moderne demokratike dhe ne bashkekombesve te tu te na respektojne jashte vendit tone.
PërgjigjuIk more lepires halesh , ai bashke me ata si puna jote e ka marre rrugen e mos kthimit dhe grushti i popullit do te bjere fort mbi te korruptuarit dhe servilat si ty