Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama e ka kaluar në zona turistike malore të mbuluara me dëborë.
Mëngjesin e sotëm ai e ka nisur duke publikuar një foto pranë oxhakut, ndoshta nga Korça, aty ku ishte dhe dje, nga ku ka zgjedhur që t’u urojë fundjavën edhe qytetarëve.
Krahas fotos Rama shkruan se pranë zjarrit të maleve me dëborë, iu uron të gjithëve të dielë të mbarë. Rama shkruan se me këtë zjarr të ëmbël të maleve me dëborë i uron të dielë të mbarë të gjithëve.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë zjarr të ëmbël malesh me dëborë, ju uroj një të dielë plot ngrohtësi me kë ju do zemra”, shkruan Rama.
Rama prej dy ditësh turin e vizitave në Korçë, ku ditën e djeshme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë. Gjatë bashkëbisedimit me familjen Tasho, Rama tha se pandemia ndihmoi njerëzit që të njohin Shqipërinë.
Po nga Korça dje Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të Korçës ku tha se Shqipëria duhet të shikojë në 3-4 vitet e ardhshme për tregje për tregtimin e mishit, dhe për këtë nuk është e detyruar të presë BE-në domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Mundësitë sipas tij janë tregje të mëdha që nga Turqia në Lindjen e Mesme. Rama foli edhe për vaksinimin, teksa tha se të hënën nis furnizimi me vaksinën anti-COVID nga Pfizer.
Nuk eshte normale me kete situate pandemie Ku e gjithe bota eshte izoluar ,,me te shkojm me auditor,,shume mre eshte mesimi online
Përgjigju