Fluksi i turistëve të huaj në Shqipëri ka arritur kulmin që në këto muaj të para të vitit. Shifrat i ka bërë të ditura kryeministri Rama i cili shprehet i sigurt që në këtë dekadë Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në këtë sektor.
Sipas grafikut që Rama ka publikuar, janë rritur ndjeshëm shifrat e fluturimeve për në vendin tonë.
Që Shqipëria po rritet ndjeshëm në imazhin e saj ndërkombëtar dhe që ne do të jemi kampionët e Ballkanit në turizëm, brenda kësaj dekade, kjo s'ka diskutim po që do të arrinim, në këta muaj të parë të vitit, kulmin e fluksit të turistëve të gushtit 2019, kjo është për të gjithë ne një surprizë shumë e mirëseardhur Kjo do të thotë më shumë ekonomi, më shumë konsum, më shumë punë, më shumë të ardhura nga shërbimet dhe patjetër, më shumë fluturime e turistë akoma në muajt që vijnë. Në video kantieri i Terminalit të Ri të aeroportit "Nënë Tereza".'- shkruan Rama.