Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë

Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë

Pamje nga tuneli i Llogarasë

Punimet në Tunelin e Llogarasë po vijojnë me ritme të shpejta, ndërsa pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km, vijojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa ka publikuar disa foto nga Tuneli i Llogarasë, dhe thekson se në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej.

‘Mirëmëngjesi dhe nga Tuneli i Llogarasë, ku pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra, dhe ku në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej, ju uroj një fundjavë të mbarë!’- shkruan Rama.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore. Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët. 

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se gërmimet do të përfundonin në fillim të këtij viti. Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit 2021. Ky investim konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta. Tuneli pritet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ballisti: 25/03/2023 14:45

    Te arrestohet edi rama se ka shkaktuar dem te madh ekonomis shqiperise duke hapur tynele dhe duke len popullin ne mjerim te plot.prrangat edit …edi ik,,,,

    Përgjigju
  • Lui: 25/03/2023 11:42

    Shumë mirë me këtë tunel. Por uroj mos të jetë si ai i Kardhiqit. Cilësi shumë e dobët. Lëkundet makina kur udhëton në të dy krahët e tunelit. Dhe brenda tuneli është shumë i ngushtë. As 10cm trotuar, nëse mund të quhet i tillë. Dmth pak fare të të lëvizë dora në të djathtë, mbarove. Nuk ke fare hapësirë të jesh i qetë.

    Përgjigju
  • Or tej: 25/03/2023 09:16

    Shume ngadale po ecet saqe na ngelen vilat ne Palace pa u perdore or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore

Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore