Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga qyteti i Gjirokastërs duke e krahasuar se si ka qenë para disa vitesh dhe tani është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët.
“Mirëmëngjes dhe me Gjirokastrën, që e gjetëm me shumë nga bukuritë e saj të fshehura pas harresës dhe që sot, e transformuar, flet vetë, gur pas guri dhe rrugicë pas rrugice, si një nga destinacionet më të bukura e më të vizituara të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO.
Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.









Komente
Komento