Përmes një videoje të postuar në Facebook, kreu i mazhorancës Rama ku dhënë arsyet pse duhet një mandat i tretë për PS.
3 janë arsyet që Rama evidenton mbi të gjitha, fitorja e luftës përfundimisht me COVID-19, kthimi i të pastrehëve nga tërmeti në banesa dhe për t’a bërë drejtësinë të pathyeshme.
‘’Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra përmbyllen, duhet mandati i tretë, që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm, të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti, që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme.’’- tha Rama.
Komente

