Rama publikon videon: Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një prjekt që përfshin dixhitalizimin e transportit rrugor përmes e-Transport. Ndodh për herë të parë në Shqipëri, ka theksuar Rama, teksa thekson se bileta elektronike do sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

“Mirëmëngjes. Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport. Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke v Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

Aplikacioni falas për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete”, shkruan Rama.

Siç është raportuar më herët, ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit ç’ ka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    25 prilli, a mendoni se pas ankimimeve të PD -LSI do kemi ndryshim rezultati në qarqe apo në rang kombëtar?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nga sot ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, ARRSH sqaron si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një muaj