Rama publikon videon: Kjo është pamja e dronëve 'Bayraktar', shumë shpejt pjesë e Forcave të Armatosura

Rama publikon videon: Kjo është pamja e dronëve 'Bayraktar', shumë shpejt pjesë e Forcave të Armatosura

Dronët “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamje të dronëve për të cilët thotë se janë të një teknologjie "më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile".

Më tej Rama nënvizon se "Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s".

"Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë", shkruan Rama.

Marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia Shqipëria e firmosi në dhjetor të një viti më parë. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 13/12/2023 06:59

    Sa i kushtojne buxhetit si kosto or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Alb: 12/12/2023 17:02

    Shpresojm qe hapsiren ajrore te Shqiperise ta kontrollojm vet ne jo Greket ose Italianet. Sidomos kta te 2 te fundit kan qen ish pushtuesit tan.

    Përgjigju
    • Nini bules: 12/12/2023 19:44

      Sme kujtohet te na ket pushtuar ndonjeher Greqia perkundrazi u sulmua nga italia nga territori yne ku kishte dhe nja dy divisione arnautesh

    • Gjin: 12/12/2023 19:06

      Kjo kërkon politikanë që e duan vendin. Ke pa ndonjë gjithollog në TV te thotë ç'bëhet me mbrojtjen. Asnje. Veç A Lamja ka dalë njëherë bashkë me atë dibranin ish min.drejtësie që thoshin "s'ka ç'na duhet", apo avokati që thotë i duhen veç lopata.

  • Leo: 12/12/2023 16:20

    Mos eshte Raptor American droni ne foto. Mburremi me 3 drone Bajrakra (15 milion Dollar shpenzim) Serbia fqinje dhe "dashamirese" ka sistem raketor S-300, avion Mig 29, helikopter luftarak Mi35.

    Përgjigju
  • Turkie: 12/12/2023 16:14

    po dhe te bishti i dronit flamuri turk ;/

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Brazil, 22 viktima dhe 13 të plagosur

Aksident në Brazil, 22 viktima dhe 13 të plagosur