Kryeministri Rama ndodhet në Poloni në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e procesit të Berlinit.

Rama ka postuar në Facebook një video ku duket teksa shkëmben batuta me kancelaren gjermane Angela Merkel në mënyrë miqësore duke buzëqeshur. Nuk kuptohet mirë nga videoja se për cfarë flasin, por biseda duket shumë miqësore.

Mes tyre është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar edhe pamjet nga takimi me kryeministrin e Francës, Edouard Philippe, në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Poznanit për Ballkanin Perëndimor po zhvillohet prej dy ditësh në Poloni.