Haradinaj poston foton me Ramën nga Polonia: Bashkëbisedim me kryeministrat e rajonit

Haradinaj poston foton me Ramën nga Polonia: Bashkëbisedim me kryeministrat e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka postuar një foto, ku ai është ulur ballë për ballë me kryeministrin Rama, së bashku me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se ata kanë marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Poznan të Polonisë.

"Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, në bashkëbisedim me Kryeministrat e rajonit" shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se mes Haradinajt dhe Ramës pati një mosmarrëveshje në Samitin e Berlinit. Kryeministri i Kosovës akuzonte Ramën se në këtë Samit i ka bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të gjithëve në Berlin për të hequr taksën 100% për mallrat serbe.

Nga ana tjetër Rama e mohoi një gjë të tillë, ndërsa vetë Haradianj më pas bëri hapa mbrapa dhe deklaroi se Ramën e ka si vëlla. Tashmë mesa duket dy kryeministrat e kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besi: 05/07/2019 14:20

    Le te shpresojme qe hoqi dore nga atletet. Nuk mund ta perfaqesoje sntetin sikur ka te beje me nje shtet rrumpalle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut