Rama pyetet nga gazetari grek për gjuhën e ashpër ndaj Belerit në fushatë: S’jam krenar për ato që kam thënë, por kjo s’lidhet me atë që ndodhur

Në një intervistë për gazetën Kathimerini, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet për gjuhën e ashpër ndaj Belerit në fushatë, ku tha se nuk ndihet krenar për atë që ka thënë, por nuk ka lidhje me atë që ndodhi.

'Mirë, faleminderit për pyetjen. Para së gjithash, siç e thashë, ndonjëherë, në politikë, mund të thuash gjëra për të cilat nuk je krenar dhe në këtë fushatë, po, kam thënë disa gjëra për të cilat realisht nuk ndihem mirë, por nuk ndihem mirë, sepse kjo u lidh me atë që ndodhi, që nuk ka fare lidhje, fare. Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”. Kjo është diçka që nuk mund të thuhet në Europë, në këtë Europë. Kjo vjen nga një e shkuar e errët dhe shumë e largët. Pastaj, sigurisht, edhe të tjera që nuk ishin realisht aspak të mira. Fliste sikur ishte atje për të çliruar Himarën, nuk e di prej kujt, po mund të flasim për këtë. Sidoqoftë, po ju bëj një pyetje retorike: “Nëse unë do të kisha dijeni që kishte një hetim të nisur nga denoncimi i dikujt dhe të angazhuar nga prokuroria, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të ashpër? Po ta dija që ai do të arrestohej, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh. Arrestimin e tij e mora vesh kur policia ishte vënë në veprim dhe telefonova drejtorin e policisë e i thashë: “Çfarë është kjo?” Më tha: “Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet mbi prova bindëse për blerje votash”. I thashë: “Dëgjo, bëni mirë të jeni të sigurt për atë që po bëni, sepse kjo mund të marrë shumë për keq dhe duhet të mbështetet mbi prova bindëse. Megjithatë paçi fat”. Kjo nuk ishte diçka në të cilën isha i përfshirë, aksioni po zhvillohej tashmë. Tani, më bëni pyetjen tjetër.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për ‘Kathimerinin’: Beleri mund të mos shkarkohet pasi i mbaron afati i betimit! Presim fjalën e drejtësisë, qeveria zero kompetenca në këtë çështje


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave