TIRANË - Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka komunikuar se qeveria është duke financuar përfundimin e Teqesë së Madhe në kryeqytet.
Duke publikuar foto gjatë vizitës në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ditën e sotme, Rama pohon edhe njëherë që qeveria do të marrë përsipër financimin e kësaj Teqeje.
Ndërkaq, 2 orë më parë Kryeministri ka komunikuar në Facebook se "xhamia e re e Namazgjasë do të nisë punimet në nëntor të këtij viti", publikim ky që vjen pas vizitës së tij në Komunitetin Mysliman, me rastin e festës së Kurban Bajramit./ATSHm/