“Bashkë mund ta bëjmë politikën atë që duhet. Duke mos u marrë me politikë, ne bëhemi pengje të politikës”, tha Rama gjatë një takimi me të rinj socialistë.
Ai ka shpërndarë rreth 400 tesera për anëtarët e rinj të PS-së në qytetin e Beratit, të cilëve u kërkoi që të jenë të bashkuar në përpjekjen e përbashkët për një Rilindje Shqiptare.
Rama nuk ka harruar të lëshojë akuza të tjera ndaj Kryeministrit Berisha dhe Qeverisë së tij, e cila është e “zhytur në llum” dhe kërkon të mbulojë me baltë shqiptarët.
“Kryeministri dhe ata që qeverisin bashkë me të qëkur morën zgjedhjet e para, se të dytat i vodhën, i thanë shqiptarëve i kemi duart e pastra, e vetmja gjë që u ka mbetur është balta. Me baltën e mbetur duan të na bëjnë baltë të gjithë, se këta të gjithë janë zhytur në llum”, tha Rama përpara socialistëve të Beratit.
(im/shqiptarja.com)