TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë të shtunën në punimet e sesionit "për rilindjen e qyteteve" në Universitetin e Harvardit, në SHBA.
Në një postim në rrjetin social 'Facebook', Kryeministri Edi Rama i cilësoi mbresëlënëse punimet e këtij sesioni ku u dëshmua se si qytetet mund të kthehen në laboratorë të inovacionit për transformimin dhe zhvillimin e tyre.
Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama iu adresua me një fjalë sesionit të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit, ku u fokusua në vizionin e Qeverisë shqiptare mbi modelin ekonomik dhe rilindjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
Kryeministri u shpreh se këto dy dekada qysh prej daljes nga izolimi, për Shqipërinë kanë qenë vitet e lundrimit në një det rrjetesh e mundësish, por pa mundur të ankorojë në rezultate të përshtatshme.
Kjo është arsyeja, pse dija dhe inovacioni ka qenë në themel të programit qeverisës së "Aleancës për Shqipërinë Europiane"./ATSh/
/Shqiptarja.com