Në një reagim të menjëhershëm nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama thotë se shpreh keqardhjen për reagimin e aleatëve por shton se s’ ka në dorë të përmirësojë pa konsensus sistemin

“Keqardhje per reagimin ne tym te aleateve ndaj PS! PS mbron te njejten bindje me ta, por s'ka ne dore ta permiresoje pa konsensus sistemin.”

Kryetarët e PSD-së Skënder Gjinushi, PDS-së Paskal Milo, PDK-së Nard Ndoka dhe PSV 91 Petro Koçi dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp ku akuzuan Edi Ramën se ka prishur marrëveshjen duke mos marrë parasysh kërkesën e partive të vogla për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor. Partitë e vogla aleate të Partisë Socialiste i bënë thirrje kryetarit të partisë më të madhe në opozitë të reflektojë për koalicionin ndryshe do të bëjnë koalicion jashtë PS-së.