Rama: Reforma në Drejtësi ka dhënë fryte! U arrestua një gjyqtare dhe një mjek që rropi dynjanjë, kjo më parë s'ndodhte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reformë në drejtësi ka dhënë frytet e para. Ai ka sjellë shembullin e arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxhës, mjekut Edvin Prifti, apo edhe çmimin e marrë nga SHBA-së të gjyqtarin Ardian Dvorani.

"Ka pasur një entuziazëm shumë të madh që solli një mbështetje mbarë popullore dhe fokusi te vettingu, njerëzit me të drejtë kishin entuziazëm se do pastrohej sistemi, por nuk kuptonin që Vettingu është hedhja e bazave, pastrimi, por nuk është gjykatë që dënon gjykatësit apo prokurorët e korruptuar, nga pastrimi çlirohet sistemi nga llumi i madh, por nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuarin, do kohën e vet. Vettingu filloi, po më shkruajnë mua s'ke arrestuar filanin, fistekun, por ne nuk jemi në të kaluarën, s'bëjmë arrestime me vendim qeveria apo parlamenti, e aq më pak që unë të bëj kryeprokurorin, ama nëse e shikojmë sot disa shenja janë dhënë, u arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme, deri dje kjo nuk ndodhte, sot po. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte, dhe ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon", tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Dvorani kampion i anti-korrupsionit', Rama thumbon Metën: SHBA mesazh për të! Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut që rropi dynjanë fryt i 'drejtësisë së re'


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja