'Dvorani kampion i anti-korrupsionit', Rama thumbon Metën: SHBA mesazh për të! Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut që rropi dynjanë fryt i 'drejtësisë së re'

BERAT- Nga Berati ku u shfaq në krah të ish-deputetit të LSI-së, Nasip Naço, kryeministri Edi Rama komentoi dhe njëherë vlerësimin e Ardian Dvoranit nga SHBA, duke thënë se ky është mesazh për Presidentin Ilir Meta i cili e ka sulmuar gjyqtarin. 'Çmimi krijoi një turbullirë të madhe në lagjet e politikës', tha Rama, duke thënë se ishte një mesazh i pastër i SHBA-së për kreun e shtetit, pasi 'dihen përplasjet që ai ka pasur me gjyqtarin'.

Në bashkëbisedimin me qytetarët, Rama vlerësoi frytet e reformës në drejtësi, pjesë e së cilit ishte jo vetëm çmimi për Dvoranin, por edhe arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha apo arrestimin e mjekut Edvin Prifti.

Këto, për Ramën, janë tregues të Reformës në Drejtësi, që nuk po bëhet vetëm për të kënaqur ndërkombëtarët, por për të mirën e vendit, dhe sipas tij, nuk do të kishte ndodhur kurrë në qeverinë e mëparshme. Numri një i qeverisë tha se është mëse e qartë se kush e do dhe kush e pengon zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme

Rama u ndal të komentonte edhe ecurinë e procesit të integrimit në BE, duke bërë me dije se brenda pak ditësh do të ketë një udhëtim në Bruksel për të takuar liderët europian. Ai shprehet i bindur se Shqipëria i ka bërë "detyrat e shtëpisë" dhe pret konferencën e parë ndërqeveritare, e ndërsa thekson se një gjë e tillë nuk do të ndodh pa u bërë zgjedhjet në Holandë, një vend skeptik që ka shprehur votën e tij kundër.  "Unë për veten time e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë do dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:50
Integrimi, Rama: Ne i kemi bërë detyrat, pa u bërë zgjedhjet në Holandë s’ka dritë jeshile (VIDEO)

Rama u ndal të komentonte edhe ecurinë e procesit të integrimit në BE, duke bërë me dije se brenda pak ditësh do të ketë një udhëtim në Bruksel për të takuar liderët europian. 

"Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE-në. Por BE nuk është një, por është një bashkësi shtetesh që janë të ndryshme në këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i KE, është zyrtarizuar, por hapja e negociatave formalisht është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet.  Por procesi i negociatave lidhet me hapin formal të konferencës ndërqeveritare dhe vazhdimi është me shumë kapitur. Këtu jemi në një fazë që e kemi parë që dinamikat e BE, dhe hallet e një vendi dhe një vendi tjetër.

Unë për veten time e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë do dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë. Të shohim, Holanda është në fushatë. Patjetër që ka ndikuar shumë dhe pandemia se e ka futur në një tjetër proces. Do jem në Bruksel në pak ditë, Do të kem kontakt me të gjitha autoriteteve. E rëndësishme është që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Por BE ka një strukturë me dy shkallë, por integrimi lidhet dhe me situata të brendshme në shtete të caktuara”, tha Rama.

Ora 09:49
Rama: Reforma në Drejtësi ka dhënë fryte! U arrestua një gjyqtare dhe një mjek që rropi dynjanjë, kjo më parë s'ndodhte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reformë në drejtësi ka dhënë frytet e para. Ai ka sjellë shembullin e arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxhës, mjekut Edvin Prifti, apo edhe çmimin e marrë nga SHBA-së të gjyqtarin Ardian Dvorani.

"Ka pasur një entuziazëm shumë të madh që solli një mbështetje mbarë popullore dhe fokusi te vettingu, njerëzit me të drejtë kishin entuziazëm se do pastrohej sistemi, por nuk kuptonin që Vettingu është hedhja e bazave, pastrimi, por nuk është gjykatë që dënon gjykatësit apo prokurorët e korruptuar, nga pastrimi çlirohet sistemi nga llumi i madh, por nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuarin, do kohën e vet. Vettingu filloi, po më shkruajnë mua s'ke arrestuar filanin, fistekun, por ne nuk jemi në të kaluarën, s'bëjmë arrestime me vendim qeveria apo parlamenti, e aq më pak që unë të bëj kryeprokurorin, ama nëse e shikojmë sot disa shenja janë dhënë, u arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme, deri dje kjo nuk ndodhte, sot po. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte, dhe ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon", tha Rama.

Ora 09:41
Rama: Ka korrupsion, por nuk krahasohet me atë që gjetëm! Teknologjia online, zgjidhja (VIDEO)

Për kryeministrin Edi Rama, një metodë e zhdukjes së korrupsuionit, është kthimi i shërbimeve online. Ai tha se në nisje të mandatit të tij e ka nisur me vetëm 3 shërbime online, për të shkuar deri në mbi 900 shërbime.

"Dua të jemi të qartë që korrupsioni është një alternativë e një shërbimi të munguar, pra aty ku mungon një shërbim, aty ku dikujt i mohohet apo i bëhet të vështirë, aty korrupsioni fiton terren dhe kthehet në alternativë, prandaj lista është modernizimi i sistemeve të shërbimit. Nëse e shohim sot me sy kritik, vendin, ne kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse vendosim një perspektivë nga u nisëm kemi arsye të besojmë që jemi në drejtimin e duhur. Me revolucionin dixhital që po bëjmë dhe duke hequr kontaktit fizik te sporteli, se problemi më i madh është ardhja e korrupsioni shumë afër të individi, dhe ne e nisëm me 3 shërbime dixhitale dhe sot jemi duke finalizuar punën për 900 e kusur shërbime, janë milion kontakte që janë eliminuar, por kjo nuk do të thotë që ky është një problem. Në çfarë është e mundshme të shërbehet online, kjo çështje është e zgjidhur, nëse kemi probleme me hipotekat dhe janë ato zonat ky pronat nuk janë të mirëfiltruara nga mbivendosja dhe për këtë arsye nuk merr dot shërbim online, një pjesë tjetër nuk ka nevojë të shkosh në hipotekë. Shërbimi në shëndetësi, kontakti me mjekun e infermierin nuk e bëhet online, kemi krijuar fazën tjetër", tha Rama,

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veliu: 26/02/2021 21:16

    Shyqyr qe doli nje lider i pakorruptuar si Rama. Nuk na besohet, vallahi. Me mandatin e trete donte duhet edhe nje reforme nderkombetare per konceptin e korrupsionit. Deri tani eshte qe e bejne qeverite autokratike dhe abuzuese. Te ndryshoje e te behet qe e kryejne opozita dhe viktimat.

    Përgjigju
  • BENI: 26/02/2021 18:37

    BRAVO RAMA,,KUSH KA VJEDHUR TE SHKOJE BRENDA DHE TI MERRET PASURIA,,,GOMAT E MAKINES TI BEHEN OPINGE PER TE VARFERIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja