TIRANE – Heqja e pensionit tavan, vendosja e një pensioni social për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të derdhin kontribute, integrimi i skemave urbane me ato rurale, ulja e moshës së pensionit për minatorët, shmangia e “gropës” së krijuar mes kontributeve dhe pensioneve, dhe rritja e moshës së pensionit në vitin 2032 (për gratë gradualisht, duke filluar nga vitit 2015 deri në 2032 rritje me nga dy muaj në vit), janë disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin në skemën e pensioneve.
Nga sot qytetarët do të mund të jenë në kontakt dhe të njihen me të gjitha ndryshimet që parashikon skema e re e pensioneve, e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2015. Kryeministri Edi Rama bëri publike këtë të martë dokumentin e politikave të pensioneve që shfaqet për herë të parë në Shqipëri, atë që ai e quajti si 'Dokumenti i Rilindjes së Pensionistëve në Shqipëri"
RAMA: 430 MLN $ "GROPE" E PERVITSHME MES KONTRIBUTEVE DHE PENSIONEVE
Në një konferencë të posacme për prezantimin e reformës së pensioneve të zhvilluar në ambjentet e Arkivit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kreu i qeverisë foli për një “gropë” të përvitshme prej 430 milionë dollarësh që krijohet midis kontributeve dhe pensioneve. “Pensioni është pasuria e trashëguar e atyre që nuk e kanë këtë pasuri. Shteti duhet të dalë si garant i sigurt dhe rishpërndarës i drejtë i pasurisë së brezave. Shteti nuk mund të marrë pasuri dhe kontribut dhe pastaj të shpërndajë varfëri sic e tregon në mënyrë rrënqethëse grafiku i sistemit të sotëm të pensioneve në Shqipëri. Koha për ta reformuar tërësisht këtë sistem ka kohë që ka ardhur, por sot na takon ne që ta bëjmë këtë sic po bëjmë me radhë një paketë reformash të mungurara në gjithë këto vite, me kosto për vendin, me plagë në gjithë trupin e vendit dhe me dëme të pallogaritshme”, tha kryeministri Rama.
RAMA: RRITJA E MOSHES NGA VITI 2032
Sipas kësaj reforme, parashikohet një rritje graduale e moshës së pensionit për gratë. Deri në vitin 2032 mosha e pensionit do të rritet me dy muaj në vit për gratë. Ndërsa rritja për burrat do të fillojë në vitin 2032, duke kaluar nga 65 në 67 vjeç.
RAMA: "SAKRIFICA" NUK PREK ATA QE JANE GATI TE DALIN NE PENSION
Një reformë të cilën nuk e zgjidhim me urgjencë. Përmes këtyre fjalëve kryeministri Edi Rama zgjodhi të sqarojë, atë që ai e quajti si ekuilibër moral të sakifricës midis gjeneratave. Pavarësisht se sipas kreut të qeverisë, kjo reformë kërkon sakrifica, kurrsesi nuk do të preken ata që janë gati të dalin në pension. “Atyre nuk kemi cfarë tu kërkojmë, boll kanë sakrifikuar”, theksoi Rama.
“Ata që do të dalin në pension atëherë të fillojnë të kontribuojnë më shumë, s’ia kërkojmë dot këtyre që dalin tani. S’i takon kësaj gjenerate të marrë përsipër konston e tmerrshme të akumuluar ndër vite nga një politikë dritëshkurtër që e ktheu pensionin në një gropë që rrezikon të bie gjithë Shqipëria po s’u bë kjo reformë. Kemi adresuar një zgjidhje e cila shtrihet në kohë dhe skemat që sot fillojnë të diskutohen publikisht mbi bazën e një dokumenti politikash pensionesh që shfaqet për herë të parë në Shqipëri si përgjegjësi përpara shoqërisë, përmirëojnë përfitimin që ka individi kontribues dhe shtojnë siguri për grupet e disavantazhuara nga skema e mëparshme”, u shpreh kryeministri.
RAMA: ISSH, FOND PREJ 100 MLD LEKE, BUXHETI U RRIT ME 5 %
Rama deklaroi se buxheti i vitit 2014 e ka rritur me rreth 5 % në raport me vitin e kaluar planin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore duke siguruar një fond prej 100 miliardë lekësh. “2014-a nuk mund të mos jetë viti kur ne ta mbyllim këtë kapak dhe të hapim një kapak të një kapitulli të ri për një reformë që do të fillojë t’i ketë efektet e menjëhershme në vitin 2015, por është llogaritur të ketë një ekuilibër moral në lidhje me kujt do tja kërkojmë sakrificën. Sakrifica më minimale atyre që u ka ardhur koha për pension”, tha kreu i qeverisë.
RAMA: MESOJME PAGEN REALE PERMES HEQJES SE TAVANIT TE PENSIONEVE
Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj reforme është edhe heqja e tavanit të pensionit, e cila sipas Ramës do të ndikojë në mësimin e pagës reale.
“Një reformë që mund ta bënim vetëm ne, si çdo reformë e vërtetë që një qeveri s’e bën për vete apo për të marrë vota, por e bën për gjeneratën tjetër. Kjo reformë na ndhmon për nxjerrjen nga errësira në dritë të pagës reale të gjithkujt. Duke hequr tavanin e pensionit cdo individ detyrohet të deklarojë pagën reale për efekt të pensionit të nesërm”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
PENSIONI SOCIAL, RAMA: 5 MIJE PERSONA NUK DO TE PERFITONIN PA KETE REFORME
Shefi i mazhorancës, nga kjo tryezë deklaroi se janë 5 mijë persona të cilët nëse nuk do të bëhet kjo reformë, 2015-ën do ta nisnin pa marrë asnjë pension dhe që skema e re i përfshin ata në përfitimin e pensionit. Bëhet fjalë për persona të cilët nuk kanë kontributet e nevojshme ose që marrin pagesa papunësie dhe ndihma ekonomike.
“Vitin e ardhshëm në 2015 për herë të parë shfaqen në horizontin e moshës së pensionit persona që rrezikojnë të mbeten pa pension. 5 mijë persona se s’kanë kontributet e nevojshme. Nëse do mbyllnim sytë, 2015-a do niste me ta pa asnjë pension. Kkjo reformë fillon këtu, tek ky fakt që Shqipëria vit pas vit do të ketë të bëjë gjithmonë e më shumë me këta njerëz sepse do të zvogëlohet numri i atyre që e kanë përfituar afatin e kontributve nga kooperativa dhe do të rritet numri i atyre që janë më ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie”, sqaroi kryeministri Rama.
BANKA BOTERORE, KONTRIBUT NE REFORMEN E PENSIONEVE
Të pranishëm në konferencën për Reformën e pensioneve ishin dhe ministri i Mirëqenis Sociale Erjon Veliaj, drejtoresha e Bankës Botëriore për Shqipërinë Tahsin Sajed, si dhe përfaqësuesja e BB Anita Schwarz e cila ka dhënë kontributin e saj në përpilimin e kësaj reforme.
Rama e vlerësoi kontributin e saj duke u shprehur: “Skuadra e Bankës Botërore janë një përbërje që edhe në këtë rast çdo qeveri do ta kishte dëshirë ta kishte në krah. Jemi një qeveri me shumë fat sepse rrethanat e kanë sjellë të punojmë me ekspertë të nivelit më të lartë botëror, është Anita që ka dhënë një kontribut të madh që do e donte cdo vend për një reformë të tillë”
SCHWARZ: REFORMA NEVOJE PERBALLE SKEMES AKTUALE
Edhe Schwarz shprehu nevojën e kësaj reforme, në kushtet kur sipas saj ekziston një padrejtësi dhe diferencë thuajse e papërfillshme mes pensionit minimal dhe mesatar.
Ajo ngriti shqetësimin se përfitimi i një pensionisti në krahasim me kontributin që paguan, nuk është i lartë. “Jepen kontribute të shumta që nuk marrin të njëjtën përgjigje sa i përket përkthimin në pension”, tha ajo.
Sipas saj, Instituti i Pensioneve ka bërë një punë të mirë që të parandalojë që të moshuarit të bien në nivelet e varfërisë.
Duke iu referuar një krahasimi me vendet e tjera të Evropës, përfaqësuesja e Bankës Botërore, tha se meshkujt në Shqipëri marrin pension për shumë pak vite. Ndërsa një skemë pozitive paraqitet për gratë të cilat marrë pension për një kohë më të gjatë, për vetë faktin se dalin në pension më herët dhe jetojnë më gjatë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO