Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka përzgjedhur sot të komentoje për martirizimin e klerit katolik në Shqipëri dhe qëndresën e tyre ndaj regjimit komunist me besimin te Zoti, duke ilustruar komentin me portretin e At Zef Pëllumbit dhe nderuar me respekt Padër Zefin.
"I mbijetoi ferrit për me tregue plagët e Krishtit në trupin e kishës shqiptare. Respekt për kujtimin e Padër Zefit", shkruar kryeministri Rama.
At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun "Yllyricum". Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe.
Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t'i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pati një ndërprerjeje deri në vitin 2003.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin "Nderi i Kombit" dhe nga Konkursi i Shkrimtareve me çmimin "Penda e Arte"./ATSH/
/Shqiptarja.com