Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka publikuar një poster grafik qe titullohet "Rimëkëmbja ekonomike vazhdon", duke iu referuar vlerësimit të Bankës Botërore mbi lehtësirat e të bërit biznes në Shqipëri.

Shqipëria ngrihet 40 vende më lart në klasifikimin ndëkombetar, duke u rritur me 6.3 pikë në qasjen ndaj praktikave më të mira në përmiresimin e klimës së biznesit.
Një hap drejt të ardhmes përmes rritjes së qëndrueshme ekonomike e sociale, shkruhet në posterin grafik të publikuar sot nga kryeministri Rama. 

ATSH