Rama: Rritja ekonomike
është zero, Borxhi 100%

TIRANE – Rritja ekonomike në Shqipëri këtë vit është zero ndërsa borxhi publik i vërtetë nuk është 60% por 100% i prodhimit të brendshëm. Deklarata e fortë erdhi sot nga lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë tryezës për politikat fiskale të kësaj partie.

“Ne jemi munduar të bëjmë disa parashikime dhe vumë alarmin që në fund të vitit 2009 – tha Rama – por Qeveria s’ka dashur asnjëherë të dëgjojë. Ndoshta edhe analistët, ekspertët e ekonomisë, nuk kanë arritur të rregjistrojnë në memorie vlerësimet tona në fund të vitit 2009”.

Lideri socialist solli në vëmendje se vite më parë PS propozoi qetësimin e klimës së acaruar me biznesin por “nuk u bë asgjë”. Një tjetër propozim ishte realizimi i “një ngrirje e rritjes së taksave dhe tatimeve dhe të shihet mundësia për ulje të përkohëshme të taksave për biznesin më të rrezikuar nga kriza. Nuk u bë asgjë. Të rinegociohet kredia tregtare në valutë e marrë gjatë viteve të fundit që ka rritur ndjeshëm koston e borxhit në buxhet. Nuk u bë asgjë.”

Sipas tij, Banka e Shqipërisë uli normën e interesit “pas 2 vjetësh” nga propozimi i socialistëve, kur tashmë “s’ka më efekt".

“Në Tiranë taksat për biznesin e vogël u dyfishuan”, tha Rama.

BORXHI DHE TAKSAT
Sipas tij, borxhi i shqiptarëve është shumë më i madh se 60%. “Borxhi i sotëm i Shqipërisë është së paku 100% të prodhimit të brendshëm. Për borxhin ne shpenzojmë më shumë se fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe dyfish më shumë se sa fondi për bujqësinë”.

“As privatizimet nuk e pakësuan borxhin publik – theksoi Rama - E vetmja konseguencë e privatizimeve është rrënimi i sektorëve të energjisë dhe naftës. Ne nuk jemi kundër privatizimeve në vetvete por mënyra sesi privatizimet janë bërë deri këtu është mënyra më shembullore për të privatizuar në funksion të interesave të sotme të pushtetit dhe blerjes së ardhmes për pushtetin”.

Rama theksoi se Qeveria gënjen kur flet për ulje të taksave dhe rritje ekonomike. “Një nga gënjeshtrat e kthyer në të vërtetë është se janë ulur taksat, se kemi një qeveri të vogël e në dietë, se qeveria ka nivelin më të ulët të taksave dhe gënjeshtra më e madhe është se këto gënjashtra kanë bërë që Shqipëria të mos e ndjejë krizën”, shtoi lideri socialist, sipas të cilit “fatkeqësisht ka njerëz që i besojnë këto”.

Sipas kreut të socialistëve, “vetë qeveria e pranon sot se në Shqipëri konsumi taksohet 3 herë më shumë se fitimi dhe pasuria. Një familje shqiptare e zakonshme është 3 herë më shumë e taksuar se një kompani që fiton apo një i pasur”. Si pasojë “rezulton se 10 kompani në Shqipëri edhe pse kanë 12% të xhiros së tyre në Shqipëri kanë 37% të fitimit që realizohet”.

Duke iu drejtuar biznesmenëve, ai tha se “sot 10% e taksës së sheshtë që ju ofrohet si parakusht për t’u pasuruar me lehtësi për ta është një iluzion që merr fund aty ku fillojnë gjobat, sulmet, ryshfetet dhe të gjitha ato që këto kompani duhet të paguajë”.

Rama i kërkoi mazhorancës “të uli taksat për të gjithë shtresën e mesme që jetojnë me rroga. Propozimin e ka, ne e votojmë”. Gjithashtu, “të uli akcizën e naftës, ne e votojmë”.

(im/shqiptrja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen