Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot, përmes një postimi në rrjetin social Facebook se, "është rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj këtë vit", ndërsa theksoi se "jemi ende larg numrit që mund të arrijmë dhe mundësive e shërbimeve që duhet të ofrojmë".

"Për këtë vit mund të arrinim vetëm shumë më tepër pastërti në plazhe e po e bëjmë. Vitin tjetër transformimet do nisin të jenë të prekshme", shkruan Rama./ATSH/