Rama: Rusia përdor çdo armë për të bërë qeveritë e vendeve të çedojnë, por BE ka fuqitë t’i neutralizojë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Rusia po përdor si “armë” rritjen e çmimeve në mënyrë që qeveritë e vendeve të çedojnë, por sipas tij BE ka të gjithë kapacitetin dhe neutralitetin për ta mundur.

Ai tha se qëndrimi i Shqipërisë ndaj agresionit luftë tregon se ne jemi pjesë e fronit dhe de facto pjesë e BE.

“Rusia kërkon ta përdor kundër nesh, për të vendosur opinion publik ndaj qeverive në mënyrë që qeveritë të fillojnë të çedojnë. Këtë armë që Kremlini po e përdor ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim dhe vendosmëri dhe me një qartësi të madhe. Kjo nuk është një luftë që nuk na përket, por na përket tereshit. Është luftë të cilën ne e kemi fituar më shumë se 30 vjet më përpara dhe për të mos u kthyer atje më kurrë. Është një luftë që të mos lejojmë forcën e Rusisë të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu. Besoj shumë që BE i ka fuqitë që të neutralizojë armën dhe do ta neutralizojë. Këtu është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të jetë  pjesë. Integrimi është pjesa më pak domethënëse sot, pasi tregon qartë që ne jemi pjesë e familjes, jemi në të njëjtin front. Këta do të detyrohen të martohen me ne, nuk kanë ku shkojnë, nuk na rezistojë dot.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Rama: BE të ndihmojë Ballkanin ekonomikisht! Borrell flet për protestën: Rritja e çmimeve në të gjithë botën! Ballkani e ka vendin në BE / VIDEO


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Përveç Zelenskyt, Rusia shpall në kërkim edhe ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko

Përveç Zelenskyt, Rusia shpall në kërkim edhe ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko