Rama: S' bëjmë garë emrash
negociatat deri në raundin III
Në një intervistë të botuar sot për gazetën "Shekulli", të marrë menjëherë pas takimit me kryeministri Berisha, kryetari i Partisë Socialite, Edi Rama deklaron se negociatat mbeten të hapura deri në raundin e tretë dhe PS nuk do të bëhet palë apo pjesë aktive e procesit në rast se ai kalon në raundin e katërt ku hyn në lojë ballafaqimi i numrave. Me Berishën shtrëngimi i duarve i imponuar. Meta të na zgjerojë hapërisë
TIRANE- Në një intervistë të botuar sot për gazetën "Shekulli", të marrë menjëherë pas takimit me kryeministri Berisha, kryetari i Partisë Socialite, Edi Rama deklaron se negociatat mbeten të hapura deri në raundin e tretë dhe PS nuk do të bëhet palë apo pjesë aktive e procesit në rast se ai kalon në raundin e katërt ku hyn në lojë ballafaqimi i numrave.
“Opozita nuk i ka numrat për të zgjedhur Presidentin, as me 84 dhe as me 71 vota. Edhe sikur ti kishim ne do të vinim interesin e vendit për konsensus mbi logjikën e numrave. Ashtu sikundër ia thashë edhe kryeministrit ne nuk do të mbështesim kandidatin e njëanshëm dhe nga ana tjetër nuk do të bëhemi palë në një ballafaqim numrash.”- deklaroi Rama në intervistën e botuar sot në gazetën Shekulli.
Rama e cilësoi takimin e mbrëmshëm me kryeministrin “një shtrëngim duarsh i imponuar nga interesi madhor i vendit që kërkon që Presidenti të zgjidhet me konsensus” dhe domosdoshmëri e kërkuar nga procesi.
Kreu i PS-së nuk pranon të deklarojë se kush ishte ndërmjetësi por thotë se “takimi ishte i pashmangshëm dhe rezultat i përgjigjes së vonuar të ftesës së tij publike” dhe shpreh keqardhje se ai duhej të ishte bërë më parë”. Ai vlerëson se kreu i LSI-së Ilir Meta luajti një rol “të çmuar” për tiu dhënë një hapësirë procesit. “Hapësira është e vogël ka nevojë të zgjerohet dhe shpresoj se kreu i LSI-së do të kontribuojë për zgjerimin e saj”- nënvizoi Rama.
Ai sqaron se pozicioni i opozitës mbetet parimor për një kandidat që prodhohet nga tryeza e përbashkët përndryshe nuk do të bëhet palë, apo pjesë aktive nëse ai kalon në raundin e katërt e më tej e ku në lijë hyn matematika e votave.
Rama thotë se opozita “nuk hyn me emra konkretë dhe se PS do të përftonte një rol konkret në këtë drejtim në momentin kur konsensusi të ishte arritur paraprakisht.
“Ka një kandidat të paraqitur në mënyrë të njëanshme nga qeveria për të cilin ne thjesht jemi njoftuar një orë përpara raundit të parë. E ndërkohë opozita nuk ka arsye pse të hyjë në një garë emrash por ka të gjitha arsyet që emri të jetë produkt i procesit dhe jo procesi rezultat i emrave. “- deklaroi Rama në intervistën e botuar sot në gazetën Shekulli.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3064
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor, 16:22
-
Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës
26 Nëntor, 16:12
-
Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam
26 Nëntor, 16:09
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Inter pret RB Leipzig, Inzaghi: Kanë cilësi dhe janë të fortë
26 Nëntor, 16:05
-
Media: Armëpushimi në Liban do të hyjë në fuqi nga mëngjesi i nesërm! Hezbollah: Do jemi aktivë edhe pas përfundimit të luftës
26 Nëntor, 15:58
-
EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan
26 Nëntor, 15:47
-
Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin
26 Nëntor, 15:43
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33