Fieri ka qenë ndalesa e radhës e drejtuesve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edi Rama dhe Ilir Meta të cilët u kanë bërë thirrje fierakëve të votojnë Armando Subashin.
Sipas kryeministrit Rama nuk vihet në diskutim fitorja e Subashit, por ai kërkoi një votë masive në formë besimi. “Është e rëndësishme që besimi juaj të investohet sa më shumë me votë.”- tha Subashi.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se vota e 21 qershorit është votë për të ardhmen e çdo familjeje. Më tej ai vlerësoi edhe reformën e territoriale duke u shprehur se me kët reformë janë ndërtuar 1 njësi zhvillimi ekonomike.
Më tej Rama duike ironizuar fushatën e opozitës u shpreh se PD këmbëngul të tregojë një përrallë nga e kaluara që shqiptarët përzunë me 1 mln vota.
“Bashkia do të kthehet në një forcë që udhëheq zhvillimin ekonomik. Ne kemi ndërtuar 61 njësi zhvillimi ekonomike. Kandidatët e mbështetur nga ASHE flasin me njerëzit dhe për njerëzit. Pamja tjetër pamja e trishtueshme e PD, e cila këmbëngul të tregojë një përrallë nga e kaluara që shqiptarët përzunë me 1 mln vota. Dalin dhe kërkojnë për budallenj duke premtuar rritje rrogash dhe pensionesh, duke besuar se bota do kthehet përmbys dhe do gdhihemi në 22 qershorin e 2013-s. Në 21 qershor votohet për çfarë do të bëhet për jetën e familjarëve tuaj. Për hapësirat e mundësitë. Si mundet që ju të votoni për të mbajtur SHQUP-in me gajret. Si mund të votoni për të mbajtur në punë kryetarin e papunë të partisë suaj. Më 21 qershor Shqipëria do të shkojë në një votim më të lirë se asnjë tjetër. Nuk është mbyllur asnjë shkollë për të zhvilluar takime elektorale. Kjo është një arritje që mund ta arrinte vetëm ASHE.”- tha Rama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO