Rama: S'do lejojmë të luhet si top lecke me Kushtetutën, zgjedhjet do bëhen

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se nuk e vë aspak në diskutim shtyrjen e zgjedhjeve, duke theksuar se ato janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Teksa ka theksuar se shkak për bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita është frika nga zgjedhjet dhe Reforma, kreu i qeverisë është shprehur se shtyrja e 30 qershorit nuk bëhet pasi nuk do shkelë Kushtetutën, apo ta trajtojë si 'top lecke'.

"Askush nga ata nuk e kthen kohën e Shqipërisë. Të gjithë e kanë kuptuar, edhe demokratët se ata kanë frikë nga zgjedhjet, prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë të dalin para popullit, të thonë çfarë kanë bërë dhe të tregojnë se sa të zotë janë për t'i bërë gjërat që thonë. Në vend të dalin para popullit që t'i thonë pse e duan votën, i kërcënojnë se s'do i lënë të votojnë. Nuk kanë idenë, nuk logjikojnë me argumente dhe prandaj kujtojnë se do imponojnë logjikën e kapsollave dhe të molotovit. Por një gjë ta keni të sigurt, ata janë të lirë që të vendosin për veten e tyre, dhe nëse vendosin që të vrasin vete politikisht nuk i pengojmë dot, por nuk vendosin për asgjë tjetër për Shqipërinë. Ka njerëz që me dashamirësi thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa ata. Nëse shkaku i mos hyrjes së tyre në zgjedhje nuk do ishin ata vetë, po ne, atëherë zgjedhjet do ishin antidemokratike. Por ata e vendosën vetë, kështu që zgjedhjet pa ata janë demokratike dhe kush mendon se rruga më e urtë do të ishte që meqë ata kanë dalë mendsh ne duhet ecim me parimin "budallait" hapi rrugë, duhet ta imagjinojë se çdo të thotë kjo. Kjo do të thotë që t'i hapësh rrugë një historie që nuk mbaron më...kështu zgjedhjet kthehen në të drejtën e partive për të luajtur me Kushtetutën si top lecke dhe me popullin si ta kenë ata për mbarë. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Imagjinoni ça do të ndodhte sikur ne të pranonin imponinim e logjikës së dhunë, kjo do të thoshte t'i hapim rrugës politikës destruktive. Ne padiskutim që kemi gabimet tona, kemi të metat tona. Kemi shumë gjëra për të bërë dhe korrigjuar. Ne nuk jemi më të mirë e mundshëm, por më të mire se ne as ka pasur e as nuk ka. Nuk rrinë dot pa dhunë dhe kur nuk i del kush përpara rrahin njëri tjetrin. E patë si përfunduan bab e bir. Nuk kanë asgjë tjetër për t'i ofruar përveç dhunës. Të alarmuar nga reforma në drejtësi, janë kthyer njësoj si 'Beni që ecën vetë'. Këndon që të dëgjojë zërin e vetë nga frika ndaj errësirës. Kush preferon rrugët, do mbetet në rrugë se aty e meriton të mbetet", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Opozita po e bën Shqipërinë 'dele të zezë', zgjedhjet do bëhen në 30 qershor


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë