Rama: Së shpejti çelim konsultimet për Paketën Antishpifje, pas Vitit të Ri në Kuvend

Rama: Së shpejti çelim konsultimet për Paketën Antishpifje, pas Vitit të Ri në Kuvend

Edi Rama gjatë takimit me Harlem Désir

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer debatit për paketën antishpifje. Shefi i qeverisë gjatë vizitës në Austri ka zhvilluar një takim në selinë e OSBE me përfaqësuesin për Lirinë e Medias Harlem Désir. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi paketën antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve, ndërsa njofton se pas konsultimeve drafti do të paraqitet në Kuvend pas Vitit të Ri.

Në selinë e OSBE në Vjenë me Harlem Désir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve - së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.

Edi Rama

Paketa antishpifje e inicuar nga kryeministri Rama në fillim të muajit tetor të këtij viti nisi me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilësoi si 'fantazma' pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

AKEP, publikoi një listë me portalet e paregjistruara dhe la afat 72 orë që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online, pasi në të kundërt do të bëhej mbyllja e cdo portali të paregjistruar, ndërsa drejtuesit e portaleve reaguan duke i regjistruar.

Gjithashtu kryeministri Rama prezantoi në tetor edhe nismën “Çdo shpifje në fondin e Edukimit”. Paratë që socialistët do të fitojnë nga gjyqet e shpifjes, do të grumbullohen në Partinë Socialiste ku do të ngrihet Departamenti Antishpifje, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës ligjore kundër Shpifjes (Lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gazetari: 20/11/2018 13:52

    E kuptoi me ne fund ky dezireja se si eshte situata ne Shqiperi se nuk e merrte vesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia