Rama: Sektori i energjisë dhe
përpunimit të naftës në krizë

Rama: Sektori i energjisë dhe<br />përpunimit të naftës në krizë
TIRANE- Partia Socialiste mblodhi sot paradite tryezën për burimet natyrore dhe sektorin e energjisë si pjese e programit të Partisë Socialiste, "Rilindja Shqiptare".

I pranishem ne tryeze kryetari i PS-se Edi Rama tha se vendi kërcënohet nga kolapsi i furnizimit me energji për shkak të gjendjes shumë të degraduar të furnizuesit me energji dhe pasuria publike, burimet natyrore, jane devijuar për përfitim të shpejtë në oborrin e pushtetit dhe rrënim afatgjatë të vendit.

“Sot energjia elektrike është 65 % më e shtrejtë se në 2005, nafta 3 herë më e shtrejtë dhe këtu nuk ka ndikim vetëm konjuktura ndërkombëtare, por ka ndikim dhe rritja e taksës. Është shtuar evazioni fiskal, aktivitetet kriminale po lulëzojnë dhe u provua me fakte se kontrabanda e naftës virgin është një aktivitet kriminal i koordinuar politikisht. Lufta për kromin është kthyer në luftë mes grupeve të armatosura për të dominuar mbi një pasuri kombëtare." - tha Rama. 

RAMA: MODELI KLIENTELIST NDERTOI NJE FABRIKE CIMENTOJE NE 300 MIJE BANORE
Rama akuzoi qeverinë se “ka shtrirë monopolet në shfrytëzimin e burimeve natyrore duke i vënë në shërbim të disa klientëve të qeverisë dhe shumë projekte koncensionare kanë injoruar impaktin në mjedis.Para të akumuluara me shpejtësi në këmbim të rrënimit me shpejtësi të mjedisit dhe të gjithë potencialit të kësaj pasurie të madhe publike.Fabrikat e çimentos janë përqëndruar në Krujë. Nëse në botë ka një fabrikë çimentoje për 7 milionë banorë. Në funksion të modelit klientelist kemi një fabrikë çimentoje për 300 mijë banorë.

RAMA: PO SHESIM PASURINE ME LIRE DHE PO BLEJME SHUME SHTRENJTE
Kryetari i PS-se vuri theksin në keqpërdorimin e burimeve natyrore, duke shitur shumë lirë pasurinë kombëtare për ta marrë shumë shtrenjtë të përpunuar
“Sot importojmë energji me 60 euro dhe eksportojmë me 40 euro. Eksport naftë bruto me 450 dollarë për tonë dhe e imporotinë me 650 dollarë për ton. Prej 2006 janë nxjerrë jashtë vendit 800 mln euro dhe humbjet nga keqpërdorimi i energjisë elektrike qoftë për shkak të mungesës së vizionit, korrupsionit dhe strategjisë, janë të barabarata me gjithë prodhimin e HEC të Vau i Dejës ".Tha Rama duke shtuar se programi i PS premton një shfrytëzim maksimal të burimeve natyrore duke respektuar mjedisin. Sipas tij vendi me pasuritë më të mëdha të naftës duhet të rafinojë një pjesë të mirë të kësaj nafte brenda vendit. "Rishikimi i kontratave dhe anulimi i marrëveshjeve që shkelin ligjin është angazhimi ynë."  
Po kështu ai vuri theksin dhe në arritjen e një autonomie në sistemin energjetik duke shfrytëzuar të gjitha burimet e energjisë. “Vendi ynë ka mundësi të prodhojë energji përmes burimeve të rinovueshme, por nuk është e drejtë rruga që po ndiqet nga qeveria në këtë drejtim. Shqipëria shfrytëzon më pak se gjysmën e potencialeve të saj hidrike. 98 përqind e prodhimit të sotëm bazohet në burimet e ndërtuar para viteve '90 dhe këto burime janë edhe shënjestra e fundit e politikës barbare” tha Rama.

Deputeti socialist Andis Harasani, kreu i grupi i ekspertëve ne fillim te tryezes tha se po punonet për një strategji të zhvillimit të sistemit energjetik.
“Sistemi i ardhshëm energjetik duhet të jetë i decentralizuar dhe i mbështetur në parimin e kostos së ulët, duhet të jetë i orientuar nga konsumatori dhe i ndërtuar në mënyrë reale. “- tha Harasani.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata