Rama: Serbia u bombardua nga ndërkombëtarët, jo nga Thaçi dhe Veseli! S'ka asnjë rast në botë si shembulli i Kosovës

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër për ngritjen e aktakuzave nga prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri veselit, duke thënë se kjo është një 'fletërrufe' që të bën të flasësh me vetë "O zot çfarë po flitet". Rama tha se të gjithë bota e di se Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike dhe se Serbia nuk ishte viktima por ishte agresori. Kryeministri vlerësoi shembullin që jep Kosova në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh i indinjuar edhe për ata persona që flasin në emër të pastër të luftës të UÇK duke thënë se kjo është e kuptueshme dhe as që është diskutuar ndonjëherë dhe falë atyre që luftuan sot Kosova është një vend i lirë dhe nuk ka më mbi krye armikun.

"Në adresë të Serbisë të as bombardimit ndëshkimor, është një epokë me dy kaje, në Kosovë është pas çlirimit, në Serbi është pas bombardimit. Serbinë nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike dhe Serbia nuk ishte viktimë po agresori. Thaçi, Veseli, Haradinaj e gjithë të tjetër u rebeluan ndaj agresorit. Më vjen keq që lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që me thënë të drejtën edhe nuk e fshehin dot që edhe ju vjen mirë. Mbrojnë luftën e UÇK, po për çfarë po flasin? Kush mund të flasë dhe pse duhet të flasë për pastërtitë e UÇK? Pa ata sot Kosova nuk do të kishte luksin për t'u zënë se kush do të qeverisë po do të kishte ende mbi kokë agresorin. Unë nuk flasë për pavarësinë dhe lavdinë e UÇK pasi ajo është e kuptueshme. Thelbi është diku tjetër. Thelbi është që Kosova ka dhënë një shembull aq të veçantë sa përpiquni ta gjeni në cilindo vend tjetër që ka kaluar një eksperiencë të ngjashme për gadishmërinë për marrëdhëniet me drejtësinë ndërkombëtare. E lexon fletërrufenë dhe thua o zot për çfarë flitet. Lajmërohet një proces i drejtë gjyqësor ndërkombëtar apo thjeshtë dhunohet publikisht e drejta, e paskan parë përpjekjen e Thaçin dhe Veselit për të mos lejuar këtë gjykatë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, Rama: Drejtësi selektive! 21 vite asnjë serb s'u hetua për krime lufte në Kosovë, vetëm shqiptarët


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja