Rama sfidon politikanët: Vila në Surrel u faturua 100%! Jeni gati të bëjmë trasparencë mbi vlerat e shtëpive të gjithsecilit?! (VIDEO)

Në prezantimin e bilancit 2-vjeçar të qeverisë, fjala e kryeministrit Edi Rama u ndërpre edhe nga pyetjet në rrjetet sociale, ku një qytetar tha se kreu i qeverisë me vilë në Surrel dhe liderët e politikës që udhëtojnë me business class nuk mund të shohin realitetin e varfër që është në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se banesa e tij në Surrel ka çdo faturë të deklaruar, ndërsa ju drejtua të gjithë me një sfidë, se a do të ishin gati të bënin shtëpi më shtëpi transparencë dhe deklarim të ardhurash për shpenzimet reale në vilat e politikanëve.

Shefi i mazhorancës bëri të ditur se nga një inventar i kryer në të gjithë Shqipërinë, rezultojnë vetëm 1600 banesa që janë në mjerim. Ndërkohë rezultojnë - tha ai - 500 000 vila 2-4 katëshe.

"Vila ime në Surrel? Cila vilë në Surrel? Ne kemi bërë një inventar së bashku me ministren e Shëndetësisë në funksion të një programi për të ndihmuar familjet në shtëpi që janë shëmbëlltyrë e mjerimit, ato shtëpitë që bëjnë lajm,. që kur shfaqen në rrjetet sociale, bëhen virale, ato shtëpitë që i bëjnë treçerekun e komentarorëve të thonë, kjo është Shqipëria. Inventari që kemi bërë është se këto shtëpi në gjithë Shqipërinë janë 1600 e pak. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit që janë ndërtuar në Shqipëri? Dhe këtu kam parasysh shtëpitë me 2-3 dhe 4 kate, që kanë produkt i punës në pjesën më të madhe të tyre: Janë mbi gjysmë milioni. Ajo vila ime në Surrel ka një formë që e ka të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët, dhe të gjithë nga njëri-tjetri. Por në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptare, është një banesë individuale e një familje shqiptare më shumë. Për të gjithë ata që kanë hedhur pafund baltë lidhur me këtë, mund të them vetëm që: Shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me cdo faturë. Dhe unë do isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të binin dakord të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat, dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin", u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK/ Rama: I sekuestrojmë pasuritë kriminelëve, BURG nëse nuk justifikojnë burimin...kufizohet dalja nga qyteti


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë