I pranishëm në Bylis, kryeministri Edi Rama nuk la pa 'shigjetuar' edhe kundërshtarët e tij politikë. Ndërsa përmendi punët e bëra nga PS gjatë këtyre 8 viteve qeverisje, Rama tha se "kërcënimi i madh" nga opozita është që mund ta kthejnë gjithçka mbrapa.
Për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ai tha se kur voton atë është "sikur ble nga ato vezët çokollatë, që e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim".
Duke iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ai është "gogoli pas qytetarit dixhital", ndërsa Presidenti Ilir Meta "përmend vetëm 'burg, burg', për t'i nxjerrë frikën vetes".
"Do ndërtojmë aeroportin e Vlorës, por u vonua për shkak të luftës, por për pak ditë lidhet kontrata dhe fillon puna. Pa mbaruar mandati i dytë, do hapet ai i Kukësit dhe pa mbaruar gara për Vlorën, do fillojë ai i Sarandës. Porti turistik i Vlorës dhe ai i Durrësit, që ka dalë nga koha, do s'postohen dhe do ndërtohen të rinj. Porti turistik i Sarandës ka filluar. Mos harrojmë edhe arsimin që ka të bëjë me fëmijët tanë. Do fusim gjuhën angleze për të gjithë që në fillim dhe brenda kësaj dekade ne duam që të gjithë ata që e bëjnë shkollën këtu, të flasë anglisht. Do investojmë më shumë dhe në teknologji. Kërcënimi i madh është që ata gjithçka mund ta kthejnë mbrapa, siç e kanë kthyer gjithmonë. Me ta është kohë e humbur dhe Shëqipqria nuk ka kohë për të humbur, për të fjetur gjumë, por për më shumë punë. Askush tjetër nuk e bën dot këtë sepse janë dembelë, gjumashë dhe sherrxhinj. Se kur fle shumë gjumë, bën dhe shumë sherr, se sa herë që të vjen dikush, të duket sikur të prish gjumin. edhe kur je zgjuar. Ngado ta kthejmë kokën në çdo sektor, jemi në një kantier. Tani mbyllen kantieret që të çojmë Lulin të fle atje? Në 25 prill do festojë humbjen, që do jetë një fitore më e madhe do thotë se sa humbja herën tjetër. Ai është i lindur për të festuar humbjet si fitore. Po puna është se fle Luli, po nuk fle Saliu e nuk fle Iliri, po edhe sikur këta të dremisin, nuk fle Monika. Kur voton Lulin është njësoj sikur ble një nga ato vezët çokollatë,e e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim. Do më thoni pse është Gjino, po se është realisht Gjino, nuk e keni parë? Saliu është gogoli që fshihet pas qytetarit dixhital, Ilir thotë vetëm "burg, burg", duket sikur e thotë që t'i nxjerri frikën vetes. Monika po 'filxhan, filxhan'", tha Rama.
Lajmi kryesor: