'Nuk vijmë nga 2 mandate, por 1 mandat dhe 1 luftë', Rama nga Bylysi në Mallakastër: Shumë shpejt dalim nga 'tuneli' sfilitës i pandemisë

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt vendi do të dalë nga "tuneli sfilitës" i pandemisë. I pranishëm në Bylis në Mallakastër, Rama u shpreh se kërkojnë mandatin e tretë, por që në fakt nuk vijnë nga dy mandate, por "nga një mandat dhe një luftë që nuk ka mbaruar ende".

Sipas Ramës, me ritmin me të cilin po ecën vaksinimi në vend, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit

"Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga 2 mandate por nga 1 mandat dhe nga një luftë që nuk ka mbaruar sepse i tillë ka qenë mandati ynë i dytë. Një luftë që do kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë, në përballjen me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme, Një tërmet shkatërrimtar dhe më pas një pandemi që vjen njëherë në 100 vjet. Rreth 15 muaj pas tërmetit të parë dhe 12 muaj pas pandemisë, ne tanimë jemi në avantazh sepse po ndërtojmë shkollat e reja, po kthejmë në shtëpi familjet që humbën çatinë në pak sekonda, po ndërtojmë lagje të reja dhe po kryejmë vaksinimin masiv, siç nuk po ndodh në vendet rrotull nesh. Me organizimin që kemi bërë dhe me këto ritme, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit dhe shumë shpejt do dalim nga ky tunel sfilitës i kësaj pandemie", tha Rama.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama nuk la pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë, ku ndërsa përmendi punët e bëra nga PS gjatë këtyre 8 viteve qeverisje, tha se "kërcënimi i madh" nga opozita është që mund ta kthejnë gjithçka mbrapa.

Ai iu drejtua Bashës si "Gjino", personazh te filmi "14 vjeç dhëndër", ndërsa për  ish-kryeministrin Sali Berisha, Rama tha se është "gogoli pas qytetarit dixhital" dhe Presidenti Ilir Meta "përmend vetëm 'burg, burg', për t'i nxjerrë frikën vetes".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Rama: Rreziku për drejtësinë është 3+1 (Saliu, Monika, Iliri dhe Luli)

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha se duan të dëmtojnë Reformën në Drejtësi.

“Do dalë në lajme që është njëri në gjumë të vijnë ta marrin se nuk dinë kush është e ku ta çojmë, ka të mirën që na bën dhe për të qeshur dhe duhet të qeshim pak edhe pse nuk është për të qeshur ajo që mund të bëhet me drejtësisë. Drejtësia nuk po funksionon akoma, por ka filluar që të japë shenja, pastrimi fillon, duhet t’u japim kohë, duhet t’i mbështesim, rreziku për drejtësinë është 3+1, Saliu, Monika Iliri, këta janë kërcënimi, i kanë pasur të gjitha shanset, dhe në mes të luftës, kur je duke dalë nga tuneli i pandemisë, kur je duke parë që zinxhiri i infektimeve po këputet, kur je duke parë që njerëzit po kthehen në shtëpi më të bukura se më të bukura se më parë. Ata nuk dinë të bëjnë punë për vete, do hapin vende pune për të tjerët. Do ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, nuk mund të kthehemi pas”, tha Rama.

Ora 15:30
Rama 'shigjeton' kundërshtarët politikë: Saliu gogoli pas qytetarit dixhital, Ilir i nxjerr frikën vetes duke thënë vetëm 'burg'

I pranishëm në Bylis, kryeministri Edi Rama nuk la pa 'shigjetuar' edhe kundërshtarët e tij politikë. Ndërsa përmendi punët e bëra nga PS gjatë këtyre 8 viteve qeverisje, Rama tha se "kërcënimi i madh" nga opozita është që mund ta kthejnë gjithçka mbrapa.

Për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ai tha se kur voton atë është "sikur ble nga ato vezët çokollatë, që e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim".

Duke iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ai është "gogoli pas qytetarit dixhital", ndërsa Presidenti Ilir Meta "përmend vetëm 'burg, burg', për t'i nxjerrë frikën vetes".

"Do ndërtojmë aeroportin e Vlorës, por u vonua për shkak të luftës, por për pak ditë lidhet kontrata dhe fillon puna. Pa mbaruar mandati i dytë, do hapet ai i Kukësit dhe pa mbaruar gara për Vlorën, do fillojë ai i Sarandës. Porti turistik i Vlorës dhe ai i Durrësit, që ka dalë nga koha, do s'postohen dhe do ndërtohen të rinj. Porti turistik i Sarandës ka filluar. Mos harrojmë edhe arsimin që ka të bëjë me fëmijët tanë. Do fusim gjuhën angleze për të gjithë që në fillim dhe brenda kësaj dekade ne duam që të gjithë ata që e bëjnë shkollën këtu, të flasë anglisht. Do investojmë më shumë dhe në teknologji. Kërcënimi i madh është që ata gjithçka mund ta kthejnë mbrapa, siç e kanë kthyer gjithmonë. Me ta është kohë e humbur dhe Shëqipqria nuk ka kohë për të humbur, për të fjetur gjumë, por për më shumë punë. Askush tjetër nuk e bën dot këtë sepse janë dembelë, gjumashë dhe sherrxhinj. Se kur fle shumë gjumë, bën dhe shumë sherr, se sa herë që të vjen dikush, të duket sikur të prish gjumin. edhe kur je zgjuar. Ngado ta kthejmë kokën në çdo sektor, jemi në një kantier. Tani mbyllen kantieret që të çojmë Lulin të fle atje? Në 25 prill do festojë humbjen, që do jetë një fitore më e madhe do thotë se sa humbja herën tjetër. Ai është i lindur për të festuar humbjet si fitore. Po puna është se fle Luli, po nuk fle Saliu e nuk fle Iliri, po edhe sikur këta të dremisin, nuk fle Monika. Kur voton Lulin është njësoj sikur ble një nga ato vezët çokollatë,e e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim. Do më thoni pse është Gjino, po se është realisht Gjino, nuk e keni parë? Saliu është gogoli që fshihet pas qytetarit dixhital, Ilir thotë vetëm "burg, burg", duket sikur e thotë që t'i nxjerri frikën vetes. Monika po 'filxhan, filxhan'", tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!