Rama shijon koncertin e “super”
Pirgut dhe Jahos në Vjenë

Rama shijon koncertin e “super”<br />Pirgut dhe Jahos në Vjenë
Gjatë koncertit të sopranos Ermonela Jaho dhe tenorit Saimir Pirgu në Operan e Vjenës, një nga pranishmit speciale që ka shijuar koncertin ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama. Pas koncertit ai është takuar me Jahon dhe Pirgun dhe ka ndarë emocionet e shfaqes me anë të një video të postuar në faqen e tij në Facebook. 

“Me super Ermonela Jaho dhe me Saimir Super Pirgun sot në Vienë mbas një ngjarje të jashtzakonshme, dy shqiptare në dy rolet kryesore të “Traviatës që kanë kënaqësinë dhe detyrimin që t’ju përshëndesin. Feeling Albania , Rroftë Shqipëria, rrofshin Shqiptarët!”,-është shprehur Rama. 

Sopranoja shqiptare e njohur Ermonela Jaho do të interpretojë në Operan e Vienës në nga kryeveprat e Verdit, operën “Traviata”. Por jaho nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ngjitet në skenën prestigjoze të Operas së Vienës, së bashku me të do të performojë edhe tenori me famë botërore shqiptar Saimir Pirgu si dhe artistë të tjerë shqiptar në skenë dhe orkestër.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Veliaj pret Massimiliano Fedriga: Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve

Veliaj pret Massimiliano Fedriga: Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve