Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Konya të Turqisë ditën e sotme me ftesë të presidentit turk, Erdogan

'Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit.'- shkroi Rama.

Kujtojmë se takimi i fundit mes kryeministri Edi Rama dhe Erdogan ka qenë më 17 janar të vitit në 554 vjetorin e Skënderbeut. Ai cilësoi miqësinë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shumë të fortë dhe se Turqia i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë duke e tregua  se dy popujt janë vëllezër mes tyre me lidhje rrënjësore që datojnë shekuj më parë. Teksa i shprehu vlerësimet për ndihmën e dhënë,  Rama tha se mbetet në mendje fjalia e parë që i ka thënë Erdogan në takimin e parë me të: “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time".