Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku nesër pritet të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Sot ai mori pjesë më Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, ku foli edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë.

“Ne e duam Dostojevskin dhe gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale”,- tha Rama.

Nëse është takuar ndonjëherë me presidentin rus Vladimir Putin. Rama e mohoi prerë:

“Jo, faleminderit! Nuk jam takuar.” 

I pyetur se sa shanse ka që Rusia të pranojë sinqerisht paqen në Ukrainë dhe me fqinjët europianë, Rama e dha përgjigjen me anë të një anektode.

“Ka një histori, nuk e di sa e njihni, për himnin rus. Himni rus u kompozua kohë më parë dhe pas ndryshimit në politikën e Moskës, pas heqjes dorë nga Stalini, Hrushovi i kërkoi autorit të himnit të ndryshonte tekstin. Më pas, kur Rusia u e pavarur nga Bashkimi Sovjetik, Jelcini mori në telefon autorin dhe i tha: duhet ta ndryshojmë tekstin. Dhe ky autor shumë i moshuar, nga varianti i parë i tekstit, e ndryshoi tekstin, dhe më pas Putini kërkoi ndryshimin e tekstit. Muzika nuk ndryshoi kurrë. Pra, në Rusi ndryshon teksti, por kurrë muzika”,- tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale: BE për ne në Shqipëri është si fe! Europa, duket si një gjigand i vjetër e i lodhur, duhet të zgjohet (VIDEO)